TË FUNDIT:
    Pal-lekaj.jpg?time=1659896281

    ScanerPressNovember 10, 2018462

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnereve të koalicionit.

    Lekaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga ‘kërcenimet boshe’, duke iu referuar paralajmërimit për bashkimin me opozitë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

    “Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe Sovran”, ka shkruar Lekaj.

    Më poshtë postimi i plotë:

    “Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.

    Ne do të vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht se çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”./Indeksonline


    Qeveria-ilustrim-ramush-haradinaj-1024x541.jpg

    ScanerPressNovember 9, 2018486

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Për këtë, ai ka anuluar një konferencë të thirrur sot për lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS.

    Me një email zyrtar, ministria konfirmon anulimin e konferencës.

    “Njoftoheni se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ministrit të MPMS-së, z. Skender Reçica, anulohet konferenca e thirrur për sot në orën 13:00” thuhet në njoftimin e MPMS./Indeksonline


    BSP5a5439_pub-1280x938.jpg

    ScanerPressNovember 5, 2018563

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit sot ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e sanksionimin e shitjes, shërbimit dhe dhurimit të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18-vjeç.

    Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18-vjeç.

    Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit. /Telegrafi


    44986027_2340364289325601_6754685952498597888_n.jpg?time=1659896281

    ScanerPressOctober 29, 2018957

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe aktoren Aurita Agushi, protagoniste të filmave, të cilët janë kualifikuar për edicionin e 91-të të çmimeve të Akademisë – Oscar, e cila do të mbahet Los Angjelos të SHBA-së më 24 shkurt 2019.

    Blerta Zeqiri me filmin e metrazhit të gjatë “Martesa”, Lendita Zeqiraj me filmin e metrazhit të shkurtër “Gardhi” dhe Aurita Agushi, aktorja kryesore në filmin “Ajo”, janë filma të cilët Qendra Kinematografike e Kosovës i ka përkrahur financiarisht.

    Ministri Gashi u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar njëkohësisht që kreativiteti dhe produktiviteti i artistëve të Kosovës po vlerësohet ndërkombëtarisht. Kjo tregon se filmi në Kosovë tashmë ka krijuar një bazë dhe traditë të mirë për gjeneratat që vijnë pas.

    “Tre filmat të cilët janë kualifikuar për Oscars rrugëtimin deri tek ky nivel e kanë siguruar duke fituar çmime të shumta prestigjioze nëpër festivale të shumta ndërkombëtare të filmit dhe kjo tregon për cilësinë dhe vlerat artistike që kanë këto projekte”, tha ministri.

    “Pas suksesit të filmit ‘Shok’, tani vetëm sa e kemi rritur produktivitetin dhe kjo ka ardhur me rritjen e përkrahjes nga ana e ministrisë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, gjë që e kemi paralajmëruar muaj më parë. Buxheti për QKK-në do të dyfishohet për përkrahjen e filmave”, është shprehur ministri Gashi duke thënë se Kosova posedon talente të jashtëzakonshëm si në prodhimin e filmave si dhe në realizimin e tyre.

    Ndërkaq, mysafiret e falënderuan ministrinë për përkrahjen që po jep për industrinë e filmit në Kosovë në përgjithësi. Gjithashtu, ato u treguan mirënjohëse për angazhimin e ministrit Gashi në mbështetje dhe mirëkuptim për njerëzit dhe botën e filmit.


    uck21_890738-e1459857723805.jpg?time=1659896281

    ScanerPressOctober 27, 2018485

    Po vazhdojnë debatet që kanë të bëjnë me umrin e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, ndërkohë dosja me emrat e 20 mijë veteranëve që dyshohet të jenë të rremë, e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj, u  rikthye nga gjykata në prokurori.

    Ndërsa, të gjithë vazhdojnë të flasin për këtë çështje, rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.

    Skender Reçica, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  siç raporton Kosovapress, tregon sa janë aktualisht, e që sipas tij, numri po rritet vazhdimisht.

    “Ato shifra aktualisht lëvizin çdo ditë, sepse çdo ditë ka kërkesa të reja. Nëse nuk gaboj,  sot nuk e kam marrë numrin e saktë, por janë rreth 37 mijë të cilat hyjnë në sistemin e pagesave, dhe ajo çka mund të ju garantoj veteranëve dhe qytetarëve është se ne kemi obligim moral dhe qytetar që të kujdesemi që të kemi buxhet, se ato të drejta të garantuara me ligj, ne duhet t’i zbatojmë në praktikë. Dhe përgjegjësia ime si ministër është që ne të planifikojmë buxhet për pagesat e tyre sipas ligjit”, thotë Reçica.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës  përmbylli mandatin e saj më 13 qershor 1999. Më 29 qershor ajo u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, (TMK). Një prej detyrave të para në atë kohë ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe i armëve që janë shfrytëzuar në luftë.

    Lidhur me numrin e veteranëve të UÇK-së, kohët e fundit janë dhënë shifra të ndryshme për numrin e veteranëve nga udhëheqës të luftës. Ndërsa në një hulumtim të Organizatës për Migrim (IOM, pjesë e OKB), numri i pjesëtarëve të UÇK-së menjëherë pas luftës ishte 24, 577./Telegrafi



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555