TË FUNDIT:
    thaci-1280x853.jpeg

    ScanerPressJuly 1, 2019640

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën ”Të gjithë së bashku me një zë” ka deklaruar se nuk ka kri.zë humanitare në Kosovë.

    Sipas tij, mund të ketë improvizim dhe tendenca të Serbisë për t’u paraqitur si vik.ti.më qytetarët serbë në veri të Kosovës.

    Kështu është shprehur ai para gazetarëve pas konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, raporton “Koha Ditore”.

    “Kri.zë humanitare në Kosovë nuk ka. Është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njohë realitetin që është në veri dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar. Shteti i Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi të gjithë qytetarëve të vendit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.


    64713432_354073001921391_4791774362220888064_n.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 30, 2019516

    Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka votuar sot në Tiranë.

    Pas një prononcimi për mediat, Cakaj shkruan edhe në Facebook se përse këto zgjedhje janë të rëndësishme për Shqipërinë.

    “Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike,” thekson Cakaj. Mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe, thotë Ministri në Detyrë. “Nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar,” shkruan Minstri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


    unnamed-7-23.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 30, 2019559

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj dhe bashkëshortja e tij, ministrja e Arsimit, Besa Shahini kanë votuar për herë të parë në Shqipëri.

    Këtë e ka bërë të ditur vet Shahini përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Votues për herë të parë” ka shkruar ajo.

    Ndryshe, në prill të këtij viti Molliqaj dhe Shahini kishin vënë kurorë në Komunën e Prishtinës


    gjykata-speciale-780x439.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 30, 2019507

    Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-komandantin e UÇK-së nga  Zona Operative e Nerodimes, Shukri Bujën.

    Përmes një njoftimi, Buja ka bërë të ditur se intervistimi i tij do të bëhet me 17 korrik të këtij viti.

    Ai ka thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dë.ms.hm.e për Kosovën’.

    “Ju njoftoj se kam marrë ftese nga dhomat e specializuara, prokuroria e specializuar për t’u paraqitur në Hagë, me 17.010.2019. Pavarësisht qëndrimit tim se kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e d.ëm.s.h.me për Kosovën, do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë Buja

    Kujtojmë, se deri tash shumë komandantë të tjerë, pjestarë të UÇK-së  kanë marr ftesa  dhe janë intervistuar nga Gjykata Speciale./Telegrafi


    auto_milaim_1544972538-79069451544973315.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 29, 2019485

    Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani dhe Ganimete Musliu kanë marrë pjesë në promovimin e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), të cilën e themeloi Milaim Zeka.

    Deputeti Nait Hasani ka thënë se ende do vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, por për shkak të raporteve që ka me Milaim Zekën, ka dashur të jetë pjesëmarrës në promovimin e partisë së kolegut të tij.

    Në promovimin e PEK-ut, ka marrë pjesë edhe deputetja tjetër e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Redzepi.

    Promovimi i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) ka nisur me fjalimin e Hysen Gecajt, një ish-ush.tara.ku, i cili ka thurur lavde për Milaim Zekën.

    Sipas një njoftimi të PEK, partia më e re do të angazhohet për luf.tim.in e haj..ni.së në Kosovë


    ksmail-2.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 29, 2019486

    Mijëra kosovarë janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

    Nga mëngjesi deri në orën 09:00 kanë kaluar mbi 7 mijë shtetas kosovarë.

    Numri i madh i kosovarëve që vijnë drejt Shqipërisë ka krijuar fluks në Morinë.

    Ora News raportoi se Policia kufitare ka punuar me proceduara të përshpejtuara duke lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat në kufi


    65759849_1294169310758272_8144310792779464704_n.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 28, 2019427

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim italianin, Massimo Mazzali

    Kryeparlamentari ka theksuar se ky person po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada.

    “Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20 vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin “Shën Tereza”, të ndarë nga Presidenti i Kosovës”, ka shkruar ai. /Indeksonline


    Hashim-Thaci-780x439.jpeg?time=1659896281

    ScanerPressJune 28, 2019514

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është duke hequr dorë nga ideja e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, përcjellë Indeksonline.

    Këtë ai e ka bërë të ditur përmes njoftimi në Facebook, pas takimit me ish-udhëheqësit e luftës së UÇPMB-së.

    Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!”, ka shkruar Thaçi në Facebook


    marko.jpg?time=1659896281

    ScanerPressJune 28, 2019451

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.             

    Momentalisht, ai gjendet në Zubin Potok, derisa aty ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.

    Aty janë edhe përfaqësues nga Lista Serbe, si dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

    Mediat lokale atje kanë raportuar se Gjuriq është pritur me duartrokitje nga njerëzit aty


    edi-rama-ilir-meta-fatos-nano-1-1280x720.jpg

    ScanerPressJune 28, 2019527

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Himarë. Rama u shpreh se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor dhe nuk ka datë të re për vendoret. Nga Himara, Rama i është përgjigjur edhe letrës së Ilir Metës, për të cilën tha se ishte një letër dashurie.

    “30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zh.y,tur gjithë opozitën. Jo më ta luajë dekret pas dekreti i baba Likes. Më kishte shkruar një letër dashurie mbrëmë. Dashuri me kod, “reflekto Edi se shiko ca po ndodh”. Kujtonte edhe Ramiz Alinë, që sht.yj.u zgjedhjet. Ramiz Alia i shtyju zgjedhjet se kishte gjithë Shqipërinë në këmbë dhe populli ishte në rrugë. Ai që u zgjua në 5 të mëngjesit nuk ka fjetur fare. Ai ha pace me Fahri Balliun. U bë Presidenca si pica me telefon”, – u shpreh Rama



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555