TË FUNDIT:
    ggggggggggg.jpg?time=1656495188

    ScanerPressJanuary 30, 2020364

     

    Barcelona është vënë në kërkim të një sulmues, kur nuk i ka mbetur edhe shumë kohë, pasi afati mbyllet të premten në mesnatë. 

    Lëndimi i Luis Suarezit, ka bërë që klubi të futet në këtë afat kalimtar, ku nuk kanë munguar ofertat e shumta, por që të gjitha janë refuzuar.

    Richarlison i Everton dhe Willian i Chelseat ishin disa nga lojtarët që pëlqeheshin, por që nuk ka marrëveshje për ta.

    Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenal dhe Rodrigo i Valencias, janë dy emra që po ashtu pëlqehen nga kryesia katalunase.

    Por Barcelona është e pritur të harxhojë më pak në këtë afat dhe aktualisht ka një listë prej pesë emrash që kanë kosto më të vogël.

    Dries Mertens

    Belgu nuk po kalon periudhë të mirë me klubin e Napolit. Me 118 gola në 330 ndeshje për klubin italian, do të ishte një ndihmë e madhe për Barcelonën.

    Mario Götze

    Heroi që ia solli Gjermanisë, Kupën e Botës në vitin 2014, është një emër tjetër që pëlqehet. Kontrata e tij është valide deri në qershor dhe mund të vijë për pak para.

    Olivier Giroud

    Një tjetër lojtar që po kërkon klub në këtë afat, pasi nuk po luan te Chelsea. Didier Deschamps i ka dhënë ultimatum që të gjejë klub të ri pasi nuk do të luajë te Franca nëse nuk ka minuta.

    Willian Jose

    Sulmuesi i Real Sociedad po kërkohet nga disa klube si Tottenham, Spurs dhe West Ham.

    Çmimi i tij është rreth 20 milionë euro, shumë që Barcelona mund të paguajë.

    Jan Fiete-Arp

    Sulmuesi i Bayern Munich nuk ka arritur ta gjejë vetën në këtë klub.

    Ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe Barca mund ta marr në huaizm për gjashtë muaj.


    kosova-3_5343.jpg?time=1656495188

    ScanerPressJanuary 28, 2020525

    Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.

    Në fotot e siguruara nga KosovaPress, shihen lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.

    Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

    Pirja e duhanit në sport nuk preferohet pasi ajo ndikon negativisht në performancën e sportistit si në, frymëmarrje të vështirë gjatë një ndeshje dhe kondicioni i tyre bije dukshëm.

    Fotot më poshtë tregojnë se si lojtarët e Kosovës në futsall tymosin cigare:

     


    auto_auto_kukajj1-e1461268417550-780x43914612685841461272715.jpg?time=1656495188

    ScanerPressJune 22, 2019526

    Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat Evropiane në Minsk 2019.

    Që të dyja do të përballen me konkurrente nga Rusia.

    Kelmendi në finale do të përballet me Natalia Kuziutina, ndërsa Gjakova me Daria Mezhetskaia, transmeton koha.net.

    Majlinda Kelmendi konkurron në kategorinë -52 kg ndërsa Nora Gjakova në kategorinë -57kg.

    Finalet e tyre do të fillojnë rreth orës 16:30


    65292101_198657007721147_3586927626423369728_n.jpg?time=1656495188

    ScanerPressJune 22, 2019486

    Majlinda Kelmendi ka arritur të shënoj fitore në gjysmë-finale në Lojërat Evropiane në Minsk.

    Kelmendi e mposhti në gjysmë-finale, xhudisten që vlerësohet më e mira në botë, francezen Amandine Buchard.

    Xhudistja kosovare ka arritur në finale duke i siguruar tashmë një medalje Kosovës.

    Në finale, Majlinda do të ndeshet me fituesin e duelit Agata Perenc dhe Natalia Kuziutina./Indeksonline


    skysports-pep-guardiola-manchester-city_4667231-1280x720.jpg

    ScanerPressJune 19, 2019484

    Pep Guardiola do të ketë dy formacione të fri.ksh.me për sezonin e ardhshëm me Manchester City.

    Në bazë të lojtarëve aktual dhe tre blerjet e projektuara nga trajneri spanjoll, që në vlerë shkojnë 957 milionë euro shpenzime (855 milionë paund).

    Skema bazë mbetet 4-3-3, teksa në formacionin e dytë ndodhte edhe Rodri, që pritet të blihet nga Atletico Madrid për 70 milionë euro. Joao Cancelo nga Juventus për 60 milionë euro dhe Harry Maguire nga Leicester City për 100 milionë euro.

    Formacioni i parë: Lojtarët aktual të blerë për 469.5 milionë paund.

    Formacioni i dytë: Lojtarët e stolit dhe tre blerje të reja, vlera në total 385.9 milionë paund.


    GettyImages-1084955134-min-1280x560.jpg

    ScanerPressJune 19, 2019408

    Manchester United kaloi një sezon të vështirë, ku përveç se ndryshoi trajnerin nuk arriti të siguroj një vend për në Ligën e Kampionëve.

    Tifozët janë të pa kënaqur me skuadrën dhe me disa prej lojtarëve në veçanti, shkruan Indeksonline.

    Ata kanë hapur një peticion për largimin e Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smailling nga skuadra.

    Kërkesa është postuar në një faqe të internetit derisa deri tani janë mbledhur 3100 nënshkrime. /IndeksOnline


    thumb_30605_default_news_size_5.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 18, 2019424

    Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard mund të vij në Prishtinë me skuadrën e tij për të luajtur kundër skuadrës nga kryeqyteti në fazën e dytë të kualifikimeve për Europa League.

    Nëse Prishtina arrin të mposht St. Joseps atëherë, Celtic do të jetë kundërshtari i radhës.

    Ndeshjet do të luhen me 11 dhe 18 korrik derisa skuadra skoceze është një nga kundërshtarët më të vështirë në këtë fazë. /IndeksOnline


    saliba_0.jpg?time=1656495188

    ScanerPressJune 17, 2019426

    Arsenali ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës dhe do t’i kushtoj 28 milionë euro.

    Skuadra e Unai Emery ka rënë dakord për të blerë mbrojtësin e Saint Etiene, William Saliba, shkruan Indeksonline.

    Por L’Equipe pohon se talenti francez ka arritur marrëveshje për një kontratë pesë vjeçare por që të mbetet edhe një vit te skuadra aktuale.

    Mbrojtja e Arsenalit ishte pika më e dobët sezonin e fundit derisa mbetën jashtë Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline


    gareth-bale-real-madrid-2018-19_yl9chp006bgw1hl4nfef46kck-1280x720.jpg

    ScanerPressJune 16, 2019416

    Duket se e ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale është vendosur. 29-vjeçari do të luajë me Bayern Mynih sezonin e ardhshëm.

    Sulmuesi do të transferohet te kampionët e Gjermanisë në formë huazimi nga Real Madrid, për një vit.

    Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës, Bayern dhe Real kërkojnë të përsëritin marrëveshjen që aplikuan dy vite më parë me James Rodriguez. Gjithsesi, këtë herë, huazimi nuk do të jetë për dy vite, por një.

    Bale nuk bën pjesë në planet e Real Madrid dhe do të largohet në merkaten e verës edhe pse ka një kontratë që e lidh me ekipin “merengues” deri në vitin 2022. Duket se Bayern ka nevojë për përvojën e uellsianit, që do të zëvendësojë të larguarit Ribey dhe Robben në sulm.

    Sipas “The Sun”, skuadra bavareze do të paguajë edhe rrogën e tij prej 350 mijë stërlinash në javë. Gjithsesi, Bayern ka vendosur disa kushte bazë për sa i përket pagës, që kanë të bëjnë me praninë e uellsianit në fushë dhe golat që ai do të realizojë me fanellën bavareze



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555