TË FUNDIT:
    2-13.png?time=1653254811

    ScanerPressMarch 4, 20203830

    Qeveria e Italisë ka marrë vendim që të gjitha ngjarjet sportive në Itali të zhvillohen pa praninë e tifozëve deri më 3 prill, për shkak të koronavirusit.

    Kjo vlen për të gjitha rajonet në Itali, përfshirë për ato që ende nuk janë goditur nga kjo sëmundje tejet ngjitëse, transmeton Gazeta Express.

    Vendimi i qeverisë vjen pasi numri i rasteve pozitive me koronavirus në Itali u rrit në mbi 3.000, përfshirë 107 të vdekur.

    Qeveria italiane po ashtu i obligon klubet që të bëjnë kontrolle të rregullta për t’u siguruar se asnjëri prej atletëve apo anëtarët e stafit të tyre nuk kanë koronavirus.

    Shkollat dhe universitetet nëpër vend janë mbyllur deri të paktën më 15 mars, edhe pse mbyllja e tyre mund të vazhdojë edhe pas kësaj date.

    Tanimë është pothuajse e sigurt që zhvillimi i ndeshjeve të Serie A do të vazhdojë aty ku ka mbetur, pra gjashtë ndeshjet e shtyra të javës së 26-të, do të luhen këtë javë në vend të ndeshjeve të javës së 27-të.

    Kjo nënkupton se derbi italian mes Juventusit dhe Interit, si dhe ndeshjet tjera si Milan-Genoa do të luhen këtë fundjavë, ndërsa java e 27-të do të zhvendoset për javën tjetër dhe kështu më radhë.

    Kjo nuk është ende zyrtare, megjithatë, për shkak se në takimin e sotëm të Serie A nuk pati mjaftueshëm pjesëmarrës për votim të vlefshëm.


    2-46.jpg?time=1653254811

    ScanerPressMarch 4, 20204260

    Moldavia është e detyruar të luajë në Kosovë në ndeshjen e saj si mysafire kundër ekipit kombëtar dardan në edicionin e ri 2020/21 të Ligës së Kombeve, ka thënë UEFA për Gazetën Express, pas deklaratës së trajnerit të kombëtares moldave, Engin Firat, se ekipi i tij nuk do të mundë të luajë në Kosovë dhe as kjo e fundit në Moldavi.

    Pasi e mësoi në shortin e të martës në Amsterdam se Moldavia e tij do të përballet me Kosovën, Firat tha se ekipi i tij kombëtar nuk do të mundë të udhëtojë drejt Prishtinës për ndeshjen si mysafire me Kosovën dhe se as kjo e fundit nuk do të mundë ta vizitonte vendin e tij, raporton Gazeta Express.

    Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Firat beson se kjo do të paraqet problem për zhvillimin e ndeshjeve mes këtyre dy vendeve në e tyre natyrale, duke sugjeruar që ndeshjet kokë me kokë të luhen në terren neutral.

    “Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi”, kishte thënë Firat për Supersport të martën pas shortit, duke shtuar: “Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje.”

    Por, i pyetur nga Gazeta Express, organi qeverisës i futbollit evropian tha se rregullorja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nga viti i kaluar, e detyron çdo ekip kombëtar të luajë në Kosovë në ndeshjet e veta si mysafir.

    “Për momentin, ne mund t’ju drejtojmë te vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i marrë në maj të vitit 2019”, ka thënë për Gazetën Express  Zyra për Marrëdhënie me Media e UEFA-s.

    Rregullorja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA thotë: Ekipet të cilat nuk mund të jenë nikoqire të klubeve nga Kosova apo ekipit kombëtar të saj në territorin e vet, mund të bëjnë kërkesë për t’i organizuar ndeshjet e tyre si vendas në një terren neutral. Megjithatë, ato janë të detyruara të pranojnë t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si mysafirë në Kosovë.

    Kjo nënkupton se Moldavia do të detyrohet të vijë në Kosovë për ndeshjen e fundit në grup me dardanët më 16 nëntor. Por, shteti nga Evropa Lindore mund t’i kërkojë UEFA-s ta zhvillojë ndeshjen si vendase kundër Kosovës në një terren neutral më 3 shtator.

    Po ashtu, në grupin e Kosovës është edhe një shtet tjetër që nuk e njeh pavarësisë e saj, Greqia.

    Kosova u ballafaqua edhe vitin e kaluar në këtë garë me një shtet i cili s’e njeh pavarësinë e saj, Azerbajxhanin, por nuk u përball me probleme politike, pasi udhëtoi drejt këtij vendi dhe e priti atë në Prishtinë për ndeshjet e tyre kokë me kokë.

    Himni i Kosovës u dëgjua në stadiumin e Bakusë dhe nuk paraqiti problem. /Gazeta Express/


    2-7.jpg?time=1653254811

    ScanerPressMarch 1, 20204070

    Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht moshës dhe pas paraqitjes së 1000-të në karrierë fundjavën e kaluar.

    Ronaldo e barazoi një rekord në Serie A në fitoren e Juventusit 2:1 kundër SPAL-it, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi në ligën italiane, transmeton Gazeta Express.

    “Kjo është një arritje e mirë”, tha Ronaldo për Sky Sports.

    “Njëmijë ndeshje nënkupton se përkushtimi, puna e zellshme dhe talenti të shpaguhen”, shtoi ai.

    “Nuk është e lehtë ta arrish ndeshjen e 1000-të në moshën 35-vjeçare. Jam shumë i lumtur. Është shumë mirë ama unë shpresoj se do t’i luaj edhe qindra ndeshje të tjera”, theksoi ai. /Gazeta Express/


    2-12.jpg?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 27, 20205310

    Emri i saj është Lana Rhoades dhe konsiderohet një nga aktoret më të njohura të filmave për të rritur.

    Ditët e fundit ajo ta tërhequr vëmendjen menjë polemikë që e ka kërkuar vetë.

    Ajo nuk ngurroi të tregonte nëpërmjet një videoje se “një lojtar futbolli me 43 milionë ndjekës në rrjetet sociale më ka kontaktuar me mesazhe private”. Ajo nuk deshi ta bënte të ditur emrin e personazhit të njohur, por çuditi më tej kur tha: “ëndrra” ime është që ky futbollisti i njohur të mund të më dhurojë një ditë një apartament luksoz prej 18 milionë dollarësh në New York.”

    Ka shumë spekulime se cili mund të jetë lojtari që ka “ngacmuar” privatisht Lanan.

    Janë të paktë emrat e mëdhenj të futbollit që kanë kaq shumë ndjekës në Instagram, edhe nëse përfshijmë ndjekësit në faqe të tjera se Facebook apo Twitter. Messi, Ronaldo, Neymar… Ndoshta Lana do të guxojë të na e tregojë.




    qqqwqq.png?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 27, 20205300

    Një futbollist i ekipit Pianese në Serie C – nivelin e tretë të futbollit italian – është infektuar me koronavirus natën e së mërkurës dhe si pasojë, klubi ka vendosur ta anulojë seancën stërvitore të së enjtes.

    Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtari kishte simptoma të gripit të shtunën e kaluar dhe nuk ishte futur në fushë si masë parandaluese, transmeton Gazeta Express.

    Por ai kishte qëndruar për drekë me bashkëlojtarët dhe e përditshmja italiane shkruan se ai mund ta ketë marrë virusin gjatë një udhëtimi me tren për një vizitë të prindërit e vet në Emilia.

    Pasi kishte qëndruar në shtëpi dhe i kishte paralajmëruar mjekët, atij i ka kaluar virusi sepse momentalisht ndihet mirë dhe nuk ka ethe

    Si masë parandaluese, ekipi i tij ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të ditët së sotme në pritje të direktivave nga Instituti Mjekësor i Italisë. /Gazeta Express/


    broja-1-730x440-1.jpg?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 7, 20203710

     

    Armando Broja është një talent shumë premtues për të ardhmen dhe me golat e tij i ka siguruar vetes një ftesë në çdo grupmoshë të Chelsea-t si dhe të Shpresave të Shqipërisë. Sulmuei shqiptar ka bërë paraqitje mjaft të mira me blutë e Londrës, ndërsa njihet për nuhatjen emirë të golit. Madje, mediat angleze e kanë sugjeruar emrin e sulmuesit shqiptar edhe për Lampard në ekipin e parë, duke ditur edhe faktin se ky i fundit ka afruar shumë të rinj në ekip.


    barca.jpg?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 7, 20203620

     

    Paraqitjet fantastike me fanellën e Wolverhampton Wanderers të Adama Traore, ka bërë që skuadra si Barcelona e Real Madrid të interesohen për sulmuesin.

    Sipas asaj që shkruan The Telepragh, Barcelona dhe Real Madridi, janë dy skuadrat e interesuara për të transferuar sulmuesin në verë, ani pse një gjë e tillë shihet si shumë e vështirë, për shkak se Wolves kërkon plot 90 milionë funte, apo 106 milionë euro


    Pogba-1280x853.jpg

    ScanerPressFebruary 7, 20203540

     

    Manchester Unitedi ia ka dhënë dritën e gjelbër Paul Pogbas për t’u larguar nga Old Traffordi gjatë afatit kalimtar të verës, duke e ulur çmimin kërkues për të në 175 milionë euro nga 210 milionë.

    Djajtë e Kuq ishin të gatshëm ta shesin Pogban është gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo shifra prej 210 milionë eurove që klubi i kërkonte për të kishte bërë që Real Madridi dhe Juventusi të tërhiqeshin prapa


    Calum-Chambers-says-Arsenal-hired-Mikel-Arteta-to-restore-club.jpg?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 6, 20203470

    Arsenali po mendon që të shtojë elementë të rinjë në afatin kalimtar të verës.

    Pozitat e përforcuara pritet të jenë mesfusha dhe mbrojtja, me të dyja që kanë çaluar jo pak gjatë këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

    Trajneri i Topçinjëve, Mikel Arteta, planifikon që transferimet t’i kryejë para Euro 2020, në mënyrë që vlera e futbollistëve mos të rritet pas përfundimit të kësaj ngjarjeje.

     

     

    Për mesfushën, Arsenali ka pikëtuar Orkun Kokcu, i cili luan në skuadrën e Feyenoord, ndërsa për mbrojtjën do të tentojnë nënshkrimin me Dayot Upamecano që u flit shumë edhe gjatë verës së kaluar.

    Përveç në blerje, londinezët pritet të jenë produktivë edhe në shitje. Duke e pare interesimin e Barcelonës, sulmuesi Pierre-Emeric Aubameyang e ka të ardhmën e paqartë. Sipas asaj që shkruan Daily Mail, lojtari mund të përfundojë shumë lehtë te Blaugranët.

    Mbetet të shihet se sa do të jenë aktivë skuadra londineze, me merkaton që pritet të fillojë në muajin qershor ose korrik.


    ronaldo-ditelindja.jpg?time=1653254811

    ScanerPressFebruary 6, 20204840

    Dje Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 35. Këto ishin festimet e ditëlindjes nga ai dhe njerëzit më të afërt të tij.

    Një torte gjigante me shkronjat “CR7” iu përgatit atij për festimet e ditëlindjes, e po ashtu edhe një veturë e re që kushtonte 600 mijë euro.

    Bashkë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguezin dhe të birin, Cristiano Juniorin, sulmuesi i Juventusit ngarkoi disa fotografi në Instagramin e tij për të treguar festimet, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

    “Është koha që ta festojë ditëlindjen time. Falemnderit e dashura ime për këtë befasi të bukur.” – shkroi ai.

    Ronaldo veçse kishte përjetuar shumë ngazëllim edhe më herët, me miqtë e tij që e befasuan jashtë një restoranti në qendër të qytetit.

    Ai po ashtu u urua edhe nga Rio Ferdinand, i cili vazhdoi ta tallte duke i thënë se “ende ishte më i shpejtë” se Ronaldo. Urime mori edhe nga LeBron James që e shpalli “legjendë të gjallë”.

     

     

    Por, Juventusi nuk ia veti letrat z.Ronaldo duke e detyruar që të stërvitej madje edhe në disa prej stërvitjeve më të zorshme gjatë ditës së djeshme ani pse në fund i uruan ditëlindjen duke i thënë “marsian



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555