TË FUNDIT:
    0-260-737x375-1.jpeg?time=1656503040

    ScanerPressOctober 23, 2021240

    Shqipëria s’do të marrë pjesë në botërorin e boksit në Serbi nëse Kosovës nuk i lejohet që të marrë pjesë me të drejta të plota si çdo shtet tjetër.

    Në mëngjesin e së shtunës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.

    Natyrisht, Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

    Sido që të jetë, nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, gjithnjë sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar selektorin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni, raporton Gazeta Express.

    Postimi i Brahimit pa ndërhyrje

    Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhjek Boksiert e vetë Respekt Prof


    1-1.jpg?time=1656503040

    ScanerPressJuly 2, 2021370

    Sulmuesi me prejardhje nga Kosova që luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar në ndeshjen kundër Spanjes, shkruan Gazeta Metro.

    Ai ka shënuar në minutën e 67’të kur po i duhej më së shumti Zvicrës goli i barazimit dhe i shpresës për t’u kualifikuar tutje.

    Ka edhe 20 minuta lojë të kohës së rregullt deri në fund të sfidës Zvicër – Spanjë.

    Golin e parë për Spanjën e shënoi Jordi Alba në minutën e 8’të të ndeshjes pas një devijimi në mbrojtjen e Zvicrës. /gazetametro.net

    Shaqiri goal draws Switzerland level with Spain pic.twitter.com/JIbNBBGBaV

    — FUT Yams (@YamsFootball) July 2, 2021


    1-355.jpg?time=1656503040

    ScanerPressMarch 27, 2021537

    Zlatan Ibrahimoviç para pak minutave mbajti seancën e parë stërvitore me shokët e tij të skuadrës së Suedisë në ‘Fadil Vokrri’ .

    Suedia nesër do të luaj ndeshjen ndaj Kosovës në Prishtinë, për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

    Me të dal nga stadiumi, shumë tifozë kosovarë ishin mbledhur për ta përshëndetur yllin e AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç.

    Mes shumë thirrjeve ‘Ibra, Ibra’ – lojtari suedez që e quan vetën edhe ‘ZOT’, pritoi t’i përshëndeste tifozët kosovarë.

    Një reagim tejet i ftohur dhe negativ nga një lojtar si Zlatan Ibrahimoviç./IndeksOnline/

    Lojtës Videosh


    1-29.png?time=1656503040

    ScanerPressDecember 13, 2020473

    Arbër Zeneli ka shënuar gol për Reims në ndeshjen kundër Brestit e cila po zhvillohet në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.

    Ylli i Kombëtares së Kosovës ka barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 65-të ku shënoi një gol të bukur, shkruan Reporteri.net

    Zeneli shënoi direkt nga rivënia këndore dhe me gjasë ky do të jetë njëri nga golat më të bukur të kësaj jave në futbollin evropian.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të Zenelit. /Reporteri.net/


    1-17.png?time=1656503040

    ScanerPressDecember 11, 2020580

    Lirim Kastrati ka shënuar gol për Dinamo Zagrebin në ndeshjen kundër CSKA Moskës që është e vlefshme për Europa Ligë

    Dinamo e Zagrebit është duke fituar 3-1 kundër CSKA Moskës, shkruan Reporteri.net

    Ylli i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e tretë për skuadrën kroate në minutën e 75-të.

    Kastrati shënoi për mrekulli pas një asisti të bërë nga ana e Majer.

    Ky ishte goli i parë i Lirimit në Europa Ligë me fanellën e Dinamo Zagrebit.

    Ndryshe, Dinamo e ka siguruar kalimin tutje si lider i Grupit K. /Reporteri.net/


    unnamed-file.png?time=1656503040

    ScanerPressApril 15, 2020541

    Rudi Vata ndien se nuk ëshët vlerësuar aq sa meritonte për kontributin që ka dhënë në Kombëtaren e Shqipërisë. Në lidhjen me “FanZone”, ish-mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi nuk e sheh të ardhmen e djalit të tij te Shqipëria.

    Përfundimi i kampionatit në Belgjikë: Faktikisht kampionati është i mbyllur, mendoj se ishte vendimi i duhur. Ka pasur disa zhvillime në lidhje me licencimin e klubeve. Skuadra ku unë punoj nuk është licencuar.  Është e pakuptimtë që futbollistët të kthehen dhe ta vazhdojnë kampionatin në qershor ose në korrik.

    E ardhmja te Muscron? I shoh të gjitha opsionet. E mendoj edhe largimin, por edhe qëndrimin. Të shoh ç’do të ndodhë në bisedat që do të kemi. Ne kemi objektiv për të qenë në 6 më të mirat në kampionat, por të shohim, pasi duhet shumë punë. Nuk kam pikëtuar asnjë lojtar nga Kategoria Superiore, pasi kushtojnë shumë për klubin tonë.

    Zgjedhja e djalit të Vatës: Fëmija im është shumë i talentuar, por ende nuk ka arritur në atë fazë që të themi për cilën kombëtare do të luajë. Unë kam dhënë shumë për Kombëtaren, por në Shqipëri nuk më kanë vlerësuar. Mendoj se djali im nuk do të përshtatej me njerëzit e futbollit aty, sepse nuk e duan figurën time aty.”


    2-153.jpg?time=1656503040

    ScanerPressMarch 17, 2020621

    Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ia ka dhuruar 10 milionë euro rajonit të Lombardisë për krijimin e 400 njësive të përkohshme të kujdesit intensiv, pas pandemisë së koronavirusit.

    Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali dhe Evropë, pasi e përbën epiqendrën e kësaj sëmundjeje ngjitëse jashtë Kinës, transmeton Gazeta Express.

    Mbi 2.100 njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit, ndërsa 1.851 të tjerë janë në kujdes intensiv

    Nga 2.158 të vdekurit në Itali nga koronavirusi, 1.420 prej tyre ishin në Lombardi.

    Ky rajon ka mungesë të shtretërve për trajtimin e të gjithë të prekurve nga virusi, prandaj Berlusconi ka vendosur të ofrojë një ndihmë kaq të madhe.

    Ai i dhuroi 10 milionë euro për të ndihmuar në krijimin e njësive të reja dhe përkohshme të kujdesit intensiv në Fiera di Milano./Gazeta Express/

    Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ia ka dhuruar 10 milionë euro rajonit të Lombardisë për krijimin e 400 njësive të përkohshme të kujdesit intensiv, pas pandemisë së koronavirusit.

    Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali dhe Evropë, pasi e përbën epiqendrën e kësaj sëmundjeje ngjitëse jashtë Kinës, transmeton Gazeta Express.

    Mbi 2.100 njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit, ndërsa 1.851 të tjerë janë në kujdes intensiv

    Nga 2.158 të vdekurit në Itali nga koronavirusi, 1.420 prej tyre ishin në Lombardi.

    Ky rajon ka mungesë të shtretërve për trajtimin e të gjithë të prekurve nga virusi, prandaj Berlusconi ka vendosur të ofrojë një ndihmë kaq të madhe.

    Ai i dhuroi 10 milionë euro për të ndihmuar në krijimin e njësive të reja dhe përkohshme të kujdesit intensiv në Fiera di Milano./Gazeta Express/


    2-140.jpg?time=1656503040

    ScanerPressMarch 16, 2020524

    Rugani ndihet mirë pasi doli pozitiv me koronavirus.

    Duket se vet-izolimi pasi doli pozitiv me koronavirus po sjell efekt.

    Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, futbollisti i parë i prekur me koronavirus, tha se ndihet mirë pas disa ditësh në karantinë.

    “Jam mirë, jam me të vërtetë mirë. Nuk i kam pasur simptomat që keni lexuar në lajme”, u shpreh ai.

    “Unë pata fatin edhe pse ishte një goditje e fortë, sepse isha i pari në mjedisin tonë që e mora. Shpresoj se do të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin”.

    “Jam mirë, së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë”.

    I pyetur se si po i kalon këto ditë në karantinë, ai tha se po e shfrytëzon në maksimum për të shikuar filma. /Gazeta Express/

     


    2-138.jpg?time=1656503040

    ScanerPressMarch 16, 2020543

    9 maji, kjo është data e caktuar nga 20 klubet për të rinisë Serie A

    Për shkak të koronavirusit, Serie A, ashtu si dhe shumë liga tjera, janë ndërpre deri në fillim të prillit.

    Po, duket e pamundur që të rivendoset normaliteti deri më 3 prill andaj gjatë ditës së sotme20 klubet pjesë e Ligës kryesore italiane, zhvilluan një video-konferencë, ku diskutuan për problematikat që po kalon futbolli në vend, raporton Gazeta Express.

    Sipas mediave në Itali, 20 klubet vendosën unanimisht 9 majin si datën e fundit dhe më të mundshmen për të rinisur kampionatin.

    paraprakisht duhet pritur edhe çfarë do të vendoset në mbledhjen e nesërme të UEFA-s, por klubet kanë diskutuar për përfshirjen e një rregulli të jashtëzakonshëm, që zgjat automatikisht kontratat e lojtarëve me klubet deri më 15 korrik, me qëllim që të mund të mbyllet sezoni normalisht.

    Nesër, UEFA në një videokonferencë të thirrur me 55 anëtarët e saj, do të diskutojë për fatin e Kampionatit Evropian që rrezikon të shtyhet deri më 2021 dhe po ashtu do të diskutohet edhe për ligat.

    Ka zëra që mund të mos rinisin fare dhe liderët e ligave përkatëse, mund të shpallen kampion për sezonin 2019/20. /Gazeta Express/


    2-80.jpg?time=1656503040

    ScanerPressMarch 5, 2020428

    Gerrard Pique dhe Vinicius Junior kanë pasur disa diskutime në fushë për një penallti të kërkuar nga braziliani gjatë ‘El Clasicos’ në “Santiago Bernabéu”.

    Talenti 19-vjeçar i Real Madridit shfrytëzoi kanalin e tij zyrtar në Youtube për të shpjeguar se çfarë ndodhi atë natë në fushë

    Vetëm pas ndeshjes, Vinicius e kishte kuptuar se kishte akuzuar njeriun e gabuar.

    “Nuk të kam prek, nuk të kam prek”, i kishte thënë Pique Viniciusit, i cili tregon se vetëm pasi pa gjithçka në përsëritje, kuptoj ato që i tha Pique.

    “mendoja se ka ndërhyrë ai, por vetëm pasi pash videon e kuptova që nuk ishte ai. Prandaj ai më ka thënë a je i çmendur?”.

    Vinicius tha se është mirë që gjërat që ndodhin në fushë të mbesin në fushë.

    19 vjeçari shënoi në El Clasico duke e ndihmuar Realin ta mposhtë Barcelonën. /Gazeta Express/



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555