TË FUNDIT:
    tayna-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 27, 2022155

    Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur me nofkën artistike si “Tayna”, ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

    Por, së fundmi në disa pamje të publikuara nëpër mediat rozë dhe rrjete sociale, artistja shihet nën shoqërinë e një mashkulli.

    Lidhur me këtë një reagim e ka bërë edhe vet këngëtarja në një postim të shpërndarë në InstaStory.

    Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me DJ Dust dhe mashkullin me të cilin u fotografua, i cili njëherësh është pjesë e ekipit të tyre.

    “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe djemtë në fjalë.


    blerta.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 27, 2022120

    Blerta Veseli është një nga fytyrat më të pëlqyera nga publiku kosovar.

    Ish-Miss Universe Kosova dhe ish-prezantuesja e emisionit SHOW TIME, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, është duke vazhduar suksesshëm karrierën e saj në SHBA.

    Duke qenë kaq e dashur nga publiku, bukuroshja Veseli nuk heziton aspak t’i tregojë para ndjekësve format e saj përfekte që posedon.

    E, tani që temperaturat janë ngritur, pozat në bikine nuk kanë munguar as nga bukuroshja kosovare.

    Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi, duke nxjerrë në pah linjat e përsosura, ku mesazhet pozitive nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar.


    labi-collage.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 27, 2022144

    Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, është shumë aktiv e shpesh përkujdeset që të japë opinionin e tij në lidhje me çështje të ndryshme.

    Në një live të bërë së fundmi në Facebook, artisti shqiptar ka kërkuar nga shteti dhe qeveria që të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore.

    Ai madje u ka bërë edhe një lutje prindërve që të kujdesen sa më shumë për fëmijët e tyre, pasi tani janë pre e shumë gjërave e problemeve sociale si: krimit, varësisë e drogës.

    Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

    “Shteti dhe Qeveria, duhet të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore se shkoj posht rinia e kësaj kohe nē vendin tonë.

    Unë dhe ne , e dim mirē që keni shumë telashe si qeveri dhe punë të rendesishme me shumë kerkesa, por jeta e femijeve të secilit nga ne, qoftë edhe femiju i kryeministrit apo i presidentes, duhet të kanë kujdesin në shkollat tona , sidomos në shkollat e mesme dhe fillore…!

    Ndoshta edhe po gabojë që reagojë, por ta dini, se shkatrrim e sipër është rinia jonē, dhe dikush po investon me i shkatrru e me i largu nga çdo parim që shqiptari kishte dikur…!

    Pasha besën, në shkollën fillore e të mesme kur ne ishim nē shkolla, kurrë mendja nuk ka shkuar me i menduar këto gjera, ndersa sot; KOKAINA E KA… E PI… promovohen edhe nēpër këngë e texte, nëpër klipe dhe emisione të ndryshme!

    Gjynah çka po ndodh në këtë vend.

    Prindër e familjar, kujdesuni për femijet e juaj se milionat kanë me ju hargju, por investimi dhe kujdesi ndaj tyre është primar në jetën tonē.

    Labi, Kosovë e Shqipërisë”.


    collage-19-780x439-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 24, 2022123

    Ndarja e Don Xhonit nga modelja ruse, Ariana Lirey, bëri bujë të madhe në rrjetet sociale e showbizin shqiptar.

    Lajmi për ndarjen u konfirmua nga palët në rrjete sociale, gjersa pati edhe disa deklarata kundrejt njëri-tjetrit.

    Së fundmi modelja e njohur është pyetur në InstaStory për Don Xhonin dhe për atë nëse e ka mësuar gjuhën shqipe. Ajo tregoi se për një vit ishin bashkë.

    “A mendon ndonjëherë për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në gjuhën angleze nga një ndjekës.

    “Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist. Ai është akoma i ri, ka një jetë të tërë përpara”, tha ajo.“Do të jem e lumtur nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshironte. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të jetoj tani. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, vazhdoi ajo.

    Në një pyetje tjetër nëse është duke mësuar shqip, Lirey tha se po planifikon që së shpejti të bëjë një vizitë në trojet shqiptare.

    “Kam mësuar shqip dhe po planifikoj të vizitoj Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën”.

     


    Nora-.png?time=1656495188

    ScanerPressMay 24, 2022177

    Këngëtarja Nora Istrefi ishte pa diskutim një prej primadonave të shfaqjes më të fundit të modës nga Valdrin Sahiti.

    Nora dhe Valdrini të cilët kanë një miqësi të gjatë bashkë që nga shkolla fillore, kanë qenë bashkëpunëtorë tash e sa vite, duke bërë që Sahiti të jetë stilisti i përzgjedhur për dukjen e çdo paraqitjeje të këngëtares.

    Si rrjedhojë, Nora nuk mund të mungonte në sfilatën e tij të fundit, ku kishte veshur një fustan ngjyrë të artë plot shkëlqim.

    Në një nga kronikat e emisionit Prive që tregonte prapaskenat e përgatitjes së sfilatës, Nora mund të shihet në dhomën e provave teksa provon fustanin me të cilin do të paraqitej në event.

    Ajo u shfaq pa makijazh në prapaskenë, duke vënë kështu në pah tërësisht dukjen e saj natyrale, gjithë “ujë e sapun”.

    Dhe mund të thuhet se këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej mjaft bukur dhe në formë edhe pa grim, gjersa vazhdon të mbetet në super formë edhe sa i përket vijës trupore.


    BeFunky-collage-2-9-scaled-1-1392x696-1-1280x640.jpeg

    ScanerPressMay 24, 202283

    Gold Ag njihet për këngët e tij kushtuar dëshmorëve të shumtë.

    E kjo bën që ai të pëlqehet edhe nga shumë fytyra publike.

    Në emisionin “Libero”, i ftuar ishte pikërisht Gold Ag.

    E lavde për të thuri edhe Ramush Haradinaj ku në mesin e tyre e pati edhe një pyetje për këngëtarin.

    “Mua ma ka marrë zemrës se ju këndon dëshmorëve, ju këndon vlerave të lirisë, e kom mik për zemër, të përgëzoj. Por një pyetje, Guerilin a do e lësh vetëm apo keni me i bë me shumë vëllezër e motra?” ishte pyetja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Ndër të tjera, Ramushi e gëzon të njëjtin respekt nga Ariani i cili respekton Haradinajn dhe gjithë familjen e tij, për kontributin e tyre për Kosovën.


    ramosaj-beatrix.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 24, 2022106

    Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas daljes nga Big Brother VIP.

    Fillimisht, thënia e saj “Si i thonë bukur në shqip” ishte hit nëpër rrjetet sociale, kurse tani Beatrix ka zgjedhur ta debatojë për raportimet për emrin e saj.

    Teksa ajo njihet me emrin Beatrix, gjatë kohës është thënë se quhet Behigje. Por, sot ajo ka bërë një cicërimë interesante në Twitter.

    “Behigje, Tixhe. Më jepni më shumë”, shkruan ajo në statusin e saj.

    Pas kësaj fansa të ndryshëm kanë komentuar, duke e vlerësuar këtë status më shumë me tone humori.


    tr-1-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressMay 24, 2022105

    Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

    Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët.

    Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

    Biznesmeni turk kishte pikturuar në krahun e tij simbolin e shqiponjës, duke treguar kështu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

    “Një ditë në diell me vajzën time”, ka shkruar Usta krahas fotos.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555