TË FUNDIT:
    dafina-zeqiri-7845611.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 14, 202289

    Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka përmbyllur një sezon verore tejet të suksesshme me angazhime të shumta në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

    Ndërsa, tani ajo po shijon disa ditë pushim e të cilat po i kalon me partnerin e saj, Dj Geek ndërsa nuk kanë munguar postimet e ndryshme në rrjete sociale.

    Së fundmi, krijuesja e hitit “Malli” ka postuar imazhe të reja duke vënë në planë të parë format e saj joshëse të trupit.

    Dafina u paraqit e veshur me një bluzë të zeze të kombinuar me xhaketë lëkure dhe xhinse ndërsa edhe mbante një palë syze dielli në sy.

    Në një tjetër imazh këngëtarja ka fokusuar xhinset e grisura tek të pasmet, ndërsa pozoi edhe duke mbajtur barkun me duar nën pantallona.

    “Ndonjëherë treni i gabuar të çon në stacionin e duhur”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve ku nuk munguan komentet nga ana e fansave.

    Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës është “Dhimbje dhimbje” që e solli në muajin gusht dhe u prit mirë nga ana e adhuruesve të këngëtares.

    Deri më tani ky projekt ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/


    big.png?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 14, 202270

    “Big Brother Vip Kosova” do të nis shumë shpejt. Ndërsa është bërë e ditur që ky program do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

    Hamiti ka shpalosur se në muajin e ardhshëm do të filloj ky projekt.

    “Angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP”, tha ai në Podcast Lifestyle me Gonxhen.

    Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, të cilët do t’i futen garës për çmimin e madh prej 200.000 euro.


    299684774_587965249577533_8546549565031870792_n-600x360-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 14, 202262

    Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur si Dj Dagz do të bëhen prindër së shpejti. Pas shumë tentativave për të fshehur shtatzëninë nga publiku, moderatorja disa javë më parë vendosi ta konfirmojë publikisht me anë të një video në Instagram.

    Menjëherë pas kësaj, çifti i formuar brenda “Big Brother Vip” organizuan një festë me të afërmit e tyre ku zbuluan edhe gjininë e fëmijës. Einxhel dhe Dagz do të bëhen me djalë. Përgjatë kësaj periudhe postimet e Einxhel në Instagram i janë dedikuar shtatzënisë së saj. Së fundmi, moderatorja ka treguar me anë të një videoje si është të jetosh me dy djem.

    “Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna.”-ka shkruar Shkira krahas postimit.

    Disa ditë më parë, kujtojmë që Einxhel i dedikoi një shkrim të gjatë djalit të saj, ku ndër të tjera shprehej se ajo dhe Dagzi ishin gati të rrisnin djalin që i duhet kësaj bote.

    “Hey biri ynë i vogël. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë.

    Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti… dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë…

    Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Bir, ne tashmë të duam shumë”,– shkruante ish-finalistja e “Big Brother Vip.”


    its-1.png?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 14, 202285

    Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel” pas dhunës së shfaqur në reality show “It’s my home”.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

    “Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore, për detaje do tju njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

    Drejtori i këtij televizioni, Valon Maloku, ka hezituar të flasë, por tha se detajet do t’i tregojë Policia e Kosovës.

    “Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon policia”, u shpreh ai për Indeksonline.

    Në këtë reality show, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasë skena të dhunës fizike ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati të ashpër.


    ina.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 14, 2022135

    EPërkundër pritshmërive, banorët e emisionit “It’s my Home” po dëshpërojnë me sjelljet dhe shprehjet e tyre.

    Gjatë ditës së sotme ka pasur një debat të fortë mes banorëve, ku ishte Ina ajo e cila shpërtheu ndaj një konkurrentes.

    Krejt “e çart” Ina përdori fjalë të nivelit të ulët si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulen”.

    Gjithashtu edhe Anxhelo del nga kontrolli duke goditur me këpucë banoren e cila shpërtheu në lot.

    Më poshtë pamje./Indeksonline/


    640-0-screenshot-5-1663068923-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 13, 2022102

    Pak kohë më parë Alketa Vejsiu ripostoi në Instastory një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’.

    Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e Dance With me”. Fakti që moderatorja e postoi nxiti dyshimet se Beatrix do jetë pjesë e “Dance with me.

    Dhe mesa duket qenka e vërtetë pasi “News 31”, ka publikuar së fundmi një foto të Beatrix Ramosajt së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. E njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.

    Nga ana tjetër është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars”në Top Channel. Sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.


    collage-2022-05-26T101842.049-780x439-1.jpg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 12, 2022163

    Dy muaj më parë Robert Berisha konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë me modelen Laureta Maqedonci.

    Çifti madje së fundmi ishin edhe në pushime së bashku, derisa nuk mungonin fotografitë e publikuara në rrjete sociale, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin!

    Këngëtari ka zhdukur të gjitha fotografitë me Lauretën nga llogaria e tij në Instagram, kurse modelja Maqedonci ka mbyllur llogarinë e saj.

    Kujtojmë se Roberti për 14 vite ka qenë i martuar me Nora Istrefin, teksa kanë dhe një vajzë të quajtur Renee./Reporteri.net/


    iliri.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 12, 2022133

    “Mbretëresha e Twerk-ut”, Serena Sula, ka treguar sërish se ka pasur një lidhje me Ilir Shaqirin.

    Pak kohë më parë ajo deklaroi se balerini Ilir Shaqiri e ka ngacmuar gjatë një takimi që kanë pasur në një studio televizive.

    Së fundmi, Serena i është rikthyer sërish kësaj teme duke dhënë detaje të reja, që askush nuk i dinte më parë.

    Gjatë një interviste për mediat, ajo ka deklaruar se, pasi është takuar me Ilirin, kanë shkëmbyer numrat dhe janë takuar shumë herë, madje edhe natën vonë.

    Ajo shkoi edhe më tej duke deklaruar se Iliri e thërriste me nofkën “Kotele”.

    #E vërteta është ajo që kam thënë totalisht dhe e rithem përsëri. Ju e dini shumë mirë që Serena Sula është e vetmja femër publike “modelja e skandaleve” që i thotë gjërat troç, ashtu siç janë, pa prapaskena pa asgjë. Iliri kur më ka parë në ‘Top Channel’ u shokua fare, ngeli i shtangur po ju them, like ‘WOW’ te dera, sa dhe të gjithë ata që ishin me ne duke na bërë ‘make up’-in e kuptuan dhe filluan ta ngacmonin Ilirin për mua. Ai u shpreh mes të gjithave se Serena do të kishte qenë shumë, shumë konkurrente e fortë dhe do të kishte fituar në “Big Brother” për karakterin e saj dhe që nuk ia ndjen për asgjë në botë dhe tha se je një femër shumë, shumë e zgjuar. “Është femra më e bukur që kam parë absolutisht, tha, si nga bukuria e fytyrës, flokët, trupi, beli, këmbët, sytë. Gjithçka rreth Serenës është perfekte dhe shumë elegante, në një super formë dhe sex appeal!!”. Ne pimë gjithashtu dhe një cigare bashkë jashtë para se të bënim intervistën, shkëmbyem numrat dhe jemi takuar përsëri bashkë normale, jo vetëm një herë po disa herë natën vonë… Ah, po, edhe diçka ekskluzive vetëm për ju, që nofka e atij kundrejt meje ka qenë “Kotele”.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555