TË FUNDIT:
    kylie-jenner-759.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 13, 20221540

    24 vjeçarja Kylie Jenner u bë gruaja e parë që arriti një numër të pabesueshëm prej 300 milionë ndjekës në Instagram, edhe pse prej disa kohësh ajo po poston më pak në rrjetet sociale për shkak të shtatzënisë.

    Këngëtarja Ariana Grande ka qenë femra më e ndjekur në platformë deri më tani, ndërsa personi më i ndjekur në Instagram është futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, me më shumë se 388 milionë ndjekës.

    Kylie është treguar shumë modeste së fundmi me njoftimet e shtatzënisë dhe polemikat e fundit të babait të fëmijës së saj, këngëtarit Travis Scott.

    Travis perfermoi në festivalin Astroworld në nëntor, ku mbetën të vrarë 10 njerëz dhe duke plagosur qindra në një rrëmujë.

    Shumë fansa spekulojnë se Kylie tashmë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë për shkak të provave kyçe të vërejtura nga disa ndjekës.

    Njerëzit filluan të shikonin thonjtë e Kylie-t si shenjë se ajo kishte lindur. Kylie së fundmi ka shpërndarë një postim me thonjtë e shkurtër dhe fansave iu kujtohet hera e fundit kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Stormy që kishte po të njejtën formë të thonjëve.

     


    bb.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 13, 2022430

    Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, u bë pjesë për pak kohë në formatin “Big Brother VIP”.

    Papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta.

    Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.

    E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.

    Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj. Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni?


    Dardi.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 13, 2022810

    I riu nga Drenica, Dardi, që ishte pjesë e emisionit të “Its my love”, është tallur me Policinë e Kosovës.

    Në një video të publikuar në “Tik-Tok”, ai shihet teksa  thërret forcat e rendit në telefon. Madje, Dardi pretendon se i kanë bërë një pritë në rrugë.

    “Mirëmbrëma. M’fal, qetu te komuna njëfarë Valmiri bosi po don problem. Thash t’ju thirri juve. Unë jam Dardi Kurti. Jam mysafir prej Ferizajt, mysafir në Klinë. Më ka dal në prit”, thotë ai.

    Ndërsa, polici ia kthen: “Ani rri qaty, edhe vijmë jau heqim pritën”.

    “Jam përball komunës i rrethuar. Jam i njofshëm, garant ma ka inatin dhe më ka dal në prit”, thotë Dardi.


    fjolla-1.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 13, 20223050

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

    Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku shpesh nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

    Së fundmi, Fjolla ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa video nga dyqani i saj, ku shihet teksa provon fustane të ndryshme.

    Ndër të tjerash, ajo mund të shihet e veshur me një fustan shumë të hapur te pjesa e gjoksit, që thekson në masë të madhe dekoltenë e saj.

    Duke pozuar para kamerës, Morina është dukur tejet atraktive dhe provokuese në këto fotografi.

    Më pas, këngëtarja e hitit “Fb” është shfaqur duke pozuar edhe me një fustan rrjete, nga i cili po prapë në fokus ishin linjat e saj të trupit dhe gjoksi.

    Ajo tash e sa kohë përveç muzikës, është e angazhuar edhe në biznes si sipërmarrëse e një butiku në Prishtinë.


    beniada-ilir-0980890809.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 11, 2022800

    Banorët e Big Brother VIP janë tashmë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

    Lojërat që zhvillojnë brenda shtëpisë përfshirë diskutimet dhe debatet, kanë bërë që ata të jenë të shumëpërfolur për çdo veprim aty brenda.

    Në natën e ndërrimit të viteve, teksa janë argëtuar me muzikë dhe valle, Ilir dhe Beniada kanë dhuruar një vallëzim mjaft të veçantë për publikun.

    Ata kanë kërcyer një koreografi nën drejtimin e Ilirit, si një balerin profesionist dhe me përvojë.

    Teksa kanë realizuar koreografinë, Beniada në disa momente e sipër duket të ketë qenë në siklet nga fustani i hapur.

    Përgjatë vallëzimit, ajo mund të shihet teksa kujdeset në maksimum që të ruajë gjoksin dhe pjesën e poshtme nga ekspozimi, gjë e cila bëhet e pamundur në disa momente.

    Koreografia në fjalë është pëlqyer dhe shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/


    Art-Romeo-98097709068079922820203.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 11, 2022990

    Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë e re sa i përket prezantueses Arta Nitaj.

    U tha se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj, shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos.

    Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz, përkundër se intervalet e fotografive ishin me një diferencë prej disa ditësh, kaq iu mjaftoi një pjese të portaleve shqiptare.

    E kush më mirë se vet Arta mund të na tregojë të vërtetën?E kontaktuar nga Prive.al, ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.

    “Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo, thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”, për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë, kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta.

    Lajmi kryesor në këtë reagim, përpos demantimit është ai i lidhjes së Artës, jo duket se po e shijon një lidhje plot romancitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj!


    Romeo-Veshaj-Arta-Nitaj56894068464978-1.webp?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 11, 2022410

    Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë e re sa i përket prezantueses Arta Nitaj.

    U tha se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj. Shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos.

    Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz. Përkundër se intervalet e fotografive ishin me një diferencë prej disa ditësh, kaq iu mjaftoi një pjese të portaleve shqiptare.

    E kush më mirë se vet Arta mund të na tregojë të vërtetën?

    E kontaktuar nga Prive.al, ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.

    “Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta.

    Lajmi kryesor në këtë reagim, përpos demantimit është ai i lidhjes së Artës. Ajo duket se po e shijon një lidhje plot romancitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj!


    aa1.webp?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 11, 2022640

    Arjola Demiri është nga banoret e para që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother.

    Në secilin spektakël banorët shkëlqëjnë me paraqitjen, kështu duke u kujdesur për veshjet, grimin e flokët nga njerëz profesionistë të fushës.

    Ajo që ka rënë në sy tash e disa javë gjatë spektakle, është paraqitje provokuese e Arjolës.

    Aktorja, pothuajse në çdo spektakël zgjedh të nxjerr në pah gjoksin, e njësoj ka bërë edhe sonte.

    Fotografitë e pamjes së Arjolës sonte mund ti shikoni më poshtë.


    alesiaaa.jpeg?time=1642350683

    ScanerPressJanuary 11, 2022780

    Alesia Bami ka lëshuar së fundmi një tjetër deklaratë të fortë. Teksa ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi, ajo zbuloi një detaj që u duk i pabesueshëm edhe nga të pranishmit në studio.

    Gjatë lojës Alesia zbuloi diçka nga jeta e saj private. Ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.

    “Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.

    Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

    “Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Kristiano Ronaldo.”

    Kaq mjaftoi dhe në studio shpërthyen të qeshurat. Askush nuk e besoi deklaratën e saj dhe Edi Manushi vendosi ta godasë me vezë në kokë.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555