TË FUNDIT:
    1-86-750x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022580

    Analisti Milaim Zeka ka folur për përplasje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

    Sipas Zekës, Kurti e Osmani “janë në një luftë”.

    “Kryeministri dhe presidentja janë në një luftë se kë po e çojmë këtu, kë këtu”, tha ai në Frontal të T7.

    I pyetur nëse ka përplasje mes dy krerëve të shtetit, Zeka pohoi pa dyshim.

    “Ka. Absolutisht po. Ka edhe përplasje për shembull, edhe në qëndrimet e tyre në raport me Shqipërinë. Vjosa Osmani është duke e ndjekur një vijë shumë më të ashpër ndaj kryeministrit Rama sesa Albin Kurti. Albin Kurti nuk ka kalu në atë ekstremin sa me i heq forografitë e kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai.


    fatura-600x360-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022730

    Gazetarit Venhar Isufi i ka ardhur fatura e muajit të parë të verës 768 euro.

    Për këtë, ai të hënën është ankuar në Facebook, ku ka thënë se kriptovaluta e as biznes personal në shtëpi nuk ka.

    Madje, ka hedhur dyshime mos “KEDS-i ka bërë qëllimisht këtë, për shkak të raportimeve

    për këtë kompani”.

    Postimi i tij i plotë:

    Po du me kursy veten edhe mos me rene ne nivel te KEDS-it.

    768 euro fatura e rrymes ne muajin e pare te veres m’paska ardhe ani pse inkasanti nuk e ka marre brenda shtepise gjendjen momentale!!!!

    Une cripto valuta nuk posedoj, fabrike apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e ben kete me qellim vec se kam raportuar per neglizhencen te cilen e kane ndaj konsumatoreve dhe problematikave me te cilat perballen qytetarer me reduktimet e rrymes ne pike te veres, apo ku eshte problemi!??

    KEDSI edhe njehere me kete faturim eshte duke treguar se eshte duke leshuar fatura paushall.

    Une do te dorezoj menjehere ankese per kete fature qysh neser, jo vetem kete ankese, por edhe do te kerkoj llogari pse kjo fature me ardhe me kete cmim, njehsori te cilin e posedoj eshte me numra serik te komunes se Podujeves, ndersa une jam banor i Prishtines tash e 80 vite!???

    Vlen te thekesohet se inkasanti ne momentin qe e kam takuar ne hyrje te shtepise, e ka telefonuar dike ne telefon, pastaj e ka shtypur faturen pa e marre gjendjen brenda ne shtepi ku edhe e posedoj njehsorin!!

    Fature absurde dhe skandaloze ne nje kohe krize ekonomike ne te cilen po kalojna.

    Nuk do te ndalem me kaq nese KEDSI mendon qe me keto fatura mundet me m’kursy mos me fol.


    290297153_552593456524996_6201517451559622580_n-600x360-1.png?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 20221150

    Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli në Prizren. Me siguri për herë të parë në jetën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha po e udhëhiqte ceremoninë e hapjes së një hoteli.

    “O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, tha ai.

    Zëvendëskkryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky investim në Prizren vie nga komuniteti joshumicë, prandaj sipas saj kjo do ta ndihmojë turizmin e këtij qyteti.


    0-268-750x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 20221260

    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se secili pensionistë i Kosovës duhet të lajmërohet në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se ata janë gjallë, raporton Gazeta Blic.

    Ai ka thënë se për të evidentuar tollovitë, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit.

    Njoftimi i plotë:

    Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

    Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

    Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

    Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

    ME RËNDËSI:

    Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike.

    Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

    Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.


    aksident-5.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022400

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.

    Mësohet se një veturë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

    Për pasojë vozitësja e veturës bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar kanë humbur jetën.

    Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ia doli të mbijetojë.

    Rreth 15 minuta më vonë, u nxor nga vetura, pa shenja jete edhe nëna e tij.

    Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin teksa voziste, derisa grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit./tch


    3-90-1140x570-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022550

    Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

    Kështu tha në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin Info Klania në Radio Klan Kosova FM, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

    Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

    “Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vëtëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”- tha Elezi.

    Ai theksoi se për rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

    Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.


    nafta43646.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022570

    Përkundër që Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sot vendimin me të cilin ka përcaktuar tavanin maksimal të çmimeve për karburante për 24 orët e ardhshme, naftëtarët ende nuk janë duke përfillur këtë vendim për t’i ulur çmimet.

    KosovaPress ka publikuar disa fotografi nga disa pika të derivateve, në të cilat shihet se ende çmimi i dizelit për litër është 1.91 euro, ndërkaq qytetarët po ashtu për benzinë po paguajnë ende 1.89 euro.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar vendimin të hënën para orës 10:00 për 24 orët e ardhshme çmimin maksimal të lejuar të produktit, dizel është 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 euro centë për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është: 0.78 euro centë për litër.

    Rreth tri javë më parë kur qeveria paralajmëroi vendosjen e një marzhe të fitimit për tregtarët e naftës, Shoqata e Naftëtarëve paralajmëronte mbylljen e të gjitha pikave të tyre të derivateve.

    Në një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës pas mbledhjes që ishte mbajtur më 9 qershor, përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kishin thënë se janë kundër vendimeve arbitrare të qeverisë në tregun e naftës.

    Naftëtarët kishin thënë se e përkrahnin vetëm uljen e akcizës dhe TVSH-së në produktet e naftës, dy masa të cilat janë vendosur në vendet e rajonit.


    640-0-621e18f4cd137dbfda809c0458bd954e.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022590

    Një 32-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Durrësit pasi furnizoi automjetin me karburant dhe u largua pa paguar.

    Bëhet e ditur se 32-vjeçari me iniciale R.K., u vu në pranga nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh. Pas ndalimit, rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjëndje të dehur.”


    0-312-750x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022460

    Rritjes së madhe të çmimeve, nuk i ka bërë ballë as çmimi i bukës.

    Në qytetin e Gjilanit është rritur çmimi dhe tashmë një bukë e bardhë po shitet për 60 cent.

    Këtë e kanë konfirmuar furrtarë nga ky qytet.

    “E kemi rrit çmimin, për shkak se të gjitha produktet po kushtojnë më shtrenjtë edhe çmimi i miellit është rritë”, ka thënë njëri nga furrtarët e Gjilanit për KALLXO.com.

    Dhe nga furra tjetër kanë thënë se çmimi është rritur të njëjtën arsye.

    “Krejt gjërat kanë ndryshu edhe çmimi i bukës është rritë”, ka thënë ai.

    Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë.

    Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.


    0-21-731x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 27, 2022750

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.

    Siç njofton ministria, transmeton Express, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

    “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;

    Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;

    Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.

    Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftim.

    Vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, njofton ministria. /Express



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555