TË FUNDIT:
    0-184-1140x570-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 21, 2022500

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është takuar me Komisionin për Arsim.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton.

    Sipas tij, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.

    “Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe Qeveria që ai e drejton”, tha Jasharaj.

    Përderisa Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

    Greva në arsim ende është duke vazhduar për shkak se qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e SBAShK, për pagesë prej 100 eurosh deri sa të miratohet ligji për pagat.


    0-183-750x375-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 21, 2022550

    Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Podujevë, meqë rast janë arrestuar shtatë persona.

    Lajmin e ka konfirmuar  prokurori i rastit, Rasim Maloku.

    “Aksioni është duke vazhduar sot në Prishtinë ndaj tetë personave, janë bastisur 11 lokacione, prej tyre dy janë në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë. Tetë persona janë të pandehur, ndërsa janë arrestuar shtatë. Tre janë të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, një i KEDS-it dhe tre janë biznesmenë-investitorë”, tha Maloku për “Betimi për Drejtësi”.

    I njëjti shtoi se aksioni është në përfundim dhe se ka filluar në ora 06:00.

    Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se i njëjti po realizohet në koordinim me organet e drejtësisë.

    “Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.


    0-173-750x375-2.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022650

    Jasharaj ultimatum Qeverisë së re: Plotësoni kërkesat tona, ose greva është e pashmangshme

    Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur dy ditët e fundit në lidhje me grevën dhe komunikimin që kanë patur me “Avokatin e Popullit”.

    Rrahmanaj u shpreh se nuk kanë qenë të kënaqur me versionin që ai i’u ka ofruar për zgjidhje nga “Avokati i Popullit” dhe të njëjtit i kanë dërguar edhe një letër kthyese.

    “Kemi patyr dy takime me “Avokatin e Popullit” por me insistimin e tij nuk i kemi bërë shumë publike ngase i njëjti ka thënë se nëse duhet e bën publike vetë ai faktin që kanë mbajtur takim. Vullneti i tij ka qenë pozitiv që si “Avokat i Popullit” të mundohet që të kemi dialog të mirfilltë. Besoj ai ka komunikuar me palën tjetër pra me Qeverinë. Pastaj siq e din opinioni doli ai me një version-propozimi për t’i përafruar palët, mirëpo dje BSPK-ja ku jam kryetar i Këshillit grevist, bashkë me kolegët e mi, e di që është punuar një shkresë kthyese për avokatin, pasi BSPK-ja nuk ishte e kënaqur me versionin që ka ofruar avokati. Po ashtu sot vizitova SBASHK-un dhe në bisedë me këshillin grevist mora informacione që edhe SBASHK i ka dërguar një letër avokatit dhe i ka përmendur çështjet me të cilat nuk është i kënaqur me përmbajtjen e versionit të avokatit.

    Jemi habitur me deklaratën optimiste të avokatit që të marten do të ketë marrëveshje, ndoshta e ka thënë nga dëshira, por jo vetëm që nuk ka marrëveshje por nuk kemi patur asnjë telefonatë dhe asnjë takim eventual”I pyetur se a ka ndonjë mundësi që SBASHK të tërhiqet pak nga kërkesa e tyre në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, Jasharaj u përgjigj kështu.

    “Pa komunikuar me antarsinë s’di çfarë të them, por po ju them një të vërtetë, në takimin e fundit që e kishim me kryeministrin ne kemi qenë optimist se Qeveria do të lëvizë nga barrikadimi dhe nga qëndrimi i ngurtë në stilin ” merr ose le” kemi pritur se do të kemi sinjale nga kryeministri Kurti, Nagavci dhe nga ministri Murati se ata janë të gatshëm të lëvizin nga pozicioni i tyre i ngurtë. Po të na kishin dhënë sinjale të tilla atëherë ne do të komunikonim me antarsinë dhe pastaj ata me siguri do të dilnin me ndonjë propozim eventual, dhe propozimi që do të fitonte mbështetjen e shumicës edhe do ta prezantonim para mediave edhe në shkresën drejtuar Qeverisë.

    “Qeveria nuk na la as hapësirën që të mendojmë për ndonjë lëvizje nga pala jonë,  ne qëndrojmë në kërkesat tona dhe urojmë që të kemi një dialog të mirfilltë, por dialog mes palëve të barabarta, pse jo të jetë ndermjetësues edhe Avokati i Popullit. Duke e parë cfarë ndodhi nga takimi që e kishim me kryeministrin Kurti, ku ai në vend që të japë sinjale pozitive dhe të angazhohet për ta relaksuar situatën, doli dhe u mundua që takimin ta kthejë në ironi, satirë e humor duke u thirrur në fjalën time” vëlla” deklaroi Jasharaj.

    Jasharaj tha se pavarsisht përpjekjeve për të bërë përqarje, 98.5% e institucioneve arsimore janë në grevë.

    “Cdo mbremje ne mbajmë takim me nivelin sindikal, dhe greva po them që është vullnet i antarsisë. Përpjekjet për të bërë përqarje nuk dhanë rezultat ngase në takimin e mbrëmshëm nga raportet që na erdhën nga terreni shihet se 98.5% e institucioneve arsimore janë në grevë”.

    Ai tutje potencoi se duke parë ironinë që i’u bë nga kryeministri Kurti me fjalën “vëlla”, do të kërkojnë që takimi i radhës të mbahet në praninë e kamerave.

    “Ne po presim takime të sinqerta dhe korrekte dhe takimet do të insistojmë, që opinioni të bindet se kush e ka seriozisht për te patur një situatë krejt tjeter, do të insistojmë që të jetë me praninë e mediave dhe secila palë pastaj e mban përgjegjësinë për deklaratat” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”

    Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur që nga data 25 gusht.

    Pavarsisht takime të zhvilluara mes tyre palët nuk kanë lëvizur fare nga qëndrimet e tyre./Gazeta Blic/


    0-177-750x375-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022680

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj në kuadër të angazhimit si ndërmjetues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, njofton se: Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

    Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.

    Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët./IndeksOnline/


    0-8-1140x570-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022470

    Fadil Kodra është kthyer sërish në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhim Emergjent. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka nënshkruar vendimin ku Kodrës do ti kompensohet paga nga data 17.07.2022 deri në ditën e nxjerrjes së këtij vendimi.

    Lajmin për kthim në pozitën e njëjtë, e ka publikuar avokati i Kodres, Faton Fetahu, transmeton IndeksOnline.

    Kthimi i tij në krye të AME-së erdhi pas vendimit që mori ditë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    “Ju njoftoj se sapo pranova Vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me të cilin z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Siç e dini, vendimi i mësipërm është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë z. Kodra në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm”, ka thënë Fetahu.

    Pas vendimit të sotëm, sipas avokatit mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë.

    “Me këtë rast, nuk mund të mos e falënderoj edhe publikisht z. Kodra për besimin që ma ka dhënë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e tij juridik në këtë betejë. Siç e kam theksuar edhe në fillim, z. Kodra nuk është një emër i zakonshëm – i cili për dy dekada pas lufte, ka shërbyer me nder dhe përkushtim në institucionet ku ka punuar – por mbi të gjitha, ai është një nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë të lavdishme – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është njëri ndër etërit e celulave të para të saj”, ka deklaruar avokati./IndeksOnline/

     


    1-156-750x375-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022530

    Ministrja Rizvanolli: Thirrjet për kursim kanë pasur efekt, qytetarët po kursejnë rrymën

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se sot në mbledhjen e qeverisë do të merret vendimi për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri.

    Kështu ka njoftuar ajo pas vizitës në termocentralin “Kosova A”, ku ka folur edhe për kthimin e bllokut A3.

    “Do të ndërmarrim dhe kemi ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë. Një vendim i rëndësishëm i cili pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhje të qeverisë është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit. Dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri”, ka thënë ajo.

    MInistrj Rizvanolli ka bërë të ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pritet që shumë shpejt të sjellë për ratifikim Ligjin për Produktet Esenciale – rregullimin e çmimeve të produkteve esenciale në të cilën është përfshirë edhe peleti.


    1-156-750x375-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022130

    Ministrja Rizvanolli: Thirrjet për kursim kanë pasur efekt, qytetarët po kursejnë rrymën

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se sot në mbledhjen e qeverisë do të merret vendimi për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve të tjera djegëse me bazë druri.

    Kështu ka njoftuar ajo pas vizitës në termocentralin “Kosova A”, ku ka folur edhe për kthimin e bllokut A3.

    “Do të ndërmarrim dhe kemi ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë. Një vendim i rëndësishëm i cili pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhje të qeverisë është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit. Dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri”, ka thënë ajo.

    MInistrj Rizvanolli ka bërë të ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pritet që shumë shpejt të sjellë për ratifikim Ligjin për Produktet Esenciale – rregullimin e çmimeve të produkteve esenciale në të cilën është përfshirë edhe peleti.


    0-172-750x375-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022370

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle, të cilit i ka shpreh ngushëllimet, me rastin e varrimit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

    Osmani, në një postim në Twitter, ka shkruar se me Sir Lindsay Hoyle folën për zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    “Ndërsa isha në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle dhe shpreha ngushëllimet e mia në emër të Kosovës.

    Diskutuam gjithashtu zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar mes dy miqve dhe aleatëve afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

    Pas kësaj ceremonie në Mbretërisë së Bashkuar, presidentja Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), krahas liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

     


    0-157-1140x570-1.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022510

    Albin Kurti do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo parti ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar do të bëhet sot në orën 18:00.

    Në ndërkohë, Albulena Haxhiu është në garë për ta marrë drejtimin e grave në Vetëvendosje, derisa Behar Jashari synon udhëheqjen e të rinjve të partisë.

    “Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.

    Ndryshe, Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ashtu ssic ka ndodhur zakonshëm në këtë parti.


    auto_driton1648912978.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressSeptember 20, 2022460

    “Adoleshent në politik” dhe “me logjikë primitive”, e ka vlerësuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, kryeministri kosovar, Albin Kurtit, i cili një ditë më parë lajmëroi se në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të themelohet edhe Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Formimin e Zyrës në fjalë, Selmanaj tha se e ka votuar atëbotë Qeveria Hoti, përkatësisht më 28 shtator 2020, ndërsa më 13 janar 2021, sipas tij, janë përcaktuar edhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

    “Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta”, u shpreh Selmanaj. “Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë emëroi ish-kryetarën e Komunës së Preshevës si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Këtë emërim, kryeministri e tregoi si në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

    “[…] dhe për mbrojtjes e avancimit të të drejtave të tyre, do të themelojmë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc […]”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Emërimin e Sinanit këshilltare, e qortoi nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila konsideron se është dashur të emërohet një personalitet jopartiak, ngase, sipas saj, një gjë e tillë shkakton përçarje.

    “Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj”, ka vlerësuar Vlora Çitaku.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555