TË FUNDIT:
    garda.-1392x1010-1-1280x929.jpg

    ScanerPressMay 22, 2022300

     

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Iowas dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në një noftim nga FSK, bëhet e ditur se përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave, gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.

    “Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Tutje theksohet se ushtarakët e Kosovës treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

    “Komandanti i FSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt”, njofton FSK.

    FSK së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA-të, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohen.

     


    ZKM-18-5-2022-2-600x360-1.jpeg?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 20221070

     

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Shoqatës “Kosova” në Boston të SHBA-së, Afrim Hoxha tha se janë injoruar në një tentim për ta pritur kryeministrin Albin Kurti atje.

    Hoxha ka shkruar një “sqarim” pasi tha se “shumë persona po pyesin: Si është e mundur që Kryeministri Kurti të pritet vetëm nga 15-16 persona”.

    “Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet”, ka shkruar ai.

    “Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

    Hoxha tha se po ta kishin organizuar ata pritjen, “rreth 500-600 persona” do ta prisnin Kurtin atje.

    “Vlen të theksohet se, Shoqata Kosova në Boston, e ka mirëpritur Albin Kurtin në vitin 2012 në Boston, atëherë kur Albin Kurti nuk ishte në pushtet. Shoqata Kosova në Boston ka mirëpritur edhe deputetë, ministra dhe ish Presidenten Jahjaga, sa herë që kanë ardhur në Boston. Por kësaj here, në mënyrë tejet poshtëruese, Shoqata Kosova në Boston u injorua dhe u poshtërua nga Zv. Ministrja Liza Gashi”, ka shkruar ai.

    Kjo, sipas tij “është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot”. Hoxha kërkon që “personi përgjegjës për këtë dështim të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale”.

    “Kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Sqarim i domosdoshëm rreth vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në Boston, për shkak se shumë persona po pyesin: Si është e mundur që Kryeministri Kurti të pritet vetëm nga 15-16 persona.

    Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet.

    Por, çfarë ndodhi?

    Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti.

    Po të ishte lejuar që Shoqata Kosova në Boston ta bënte organizimin, padyshim se mbi 500-600 persona do ta pritnin Kryeministrin Kurti në Boston, tamam ashtu siç e meriton.

    Vlen të theksohet se, Shoqata Kosova në Boston, e ka mirëpritur Albin Kurtin në vitin 2012 në Boston, atëherë kur Albin Kurti nuk ishte në pushtet. Shoqata Kosova në Boston ka mirëpritur edhe deputetë, ministra dhe ish Presidenten Jahjaga, sa herë që kanë ardhur në Boston. Por kësaj here, në mënyrë tejet poshtëruese, Shoqata Kosova në Boston u injorua dhe u poshtërua nga Zv. Ministrja Liza Gashi.

    Kjo se çfarë ka ndodhur, padyshim se është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot, dhe personi përgjegjës për këtë dështim duhet të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale. Kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli.

    – – – –

    Si aktivist 16 vjeçar i Shoqatës Kosova Boston, qysh nga fillimi i Shoqatës në vitin 2006,

    Po ashtu, si përkrahës dhe aktivist 14 vjeçar i Vetëvendosjes qysh nga viti 2008,

    E kam për obligim moral ti sqaroj këto gjëra që kanë ndodhur në ditët e fundit.

    Mos të harrojmë: “Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”

    Sinqerisht,

     


    vlora-780x439-1.png?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022310

     

    Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktiviteti i vizitës së kryeministrit Albin Kurti vlerësohet i zbehtë. Gjashtëmbëdhjetë ditëshi i kreut qeveritar në ShBA, nga opozita shihet si vizitë studimore dhe pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në shoqërinë civile kërkojë rezultate konkrete nga ky qëndrim maratonik në shtetin aleat të Kosovës.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se është e paprecedentë që një kryeministër t’ia jap luksin vetës që të qëndrojë kaq gjatë në ShBA.

    Duke e konsideruar si joefikase vizitën e tillë, ajo edhe ironizon me kryeministrin Kurti, për siç tha pëlqimin e tij për shtetin amerikan.

    “Vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shumë pak përjashtime ka qenë e zbehtë dhe më shumë ka ngjasuar një vizitë studimore, se sa një vizitë zyrtare të një kryeministri. Është e paprecedent që një kryeministër në detyrë t’ia jep luksin vetvetes që të qëndrojë në ShBA një kohë të gjatë për të eksploruar dhe realizuar, po e citojë deputetin e LVV-së, ‘ëndrrat e veta’. Kryeministri duhet të ketë agjendë të saktë, konkrete dhe zyrtare. Megjithatë, mua sigurisht më vjen mirë që kryeministrit po i pëlqen Amerika, mirëpo atë mund të vizitosh edhe për pushime. Kryeministri është në detyrë dhe ai duhet të jetë në Kosovë tani”, thotë Çitaku.

    Nga ana tjetër, Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se vizitat e krerëve institucional në ShBA janë të mirëseardhura, mirëpo duhet edhe rezultate konkrete.

    “Gjithmonë kur ka vizita të nivelit të lartë edhe në vende që kanë rëndësi të veçantë në sistemin ndërkombëtar duhet të trajtohen me një lloj pozitiviteti dhe janë të rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës. Pasi edhe mungesa e vizitave dhe lidhjeve të marrëveshjeve bilaterale, apo multilaterale e ka shkaktuar një ngecje në politikën e jashtme kosovare. Sidoqoftë nëse këto takime nuk kanë ndonjë efekt, apo rezultat edhe vet arsyeja apo efektiviteti i tyre është i zbehtë. Prandaj duhet të shohim se këto nisma, takime dhe vizita që janë bërë, jo pak nga liderët kryesor të shtetit do të ketë ndonjë efekt në praktik me ndonjë rezultat siç është ndonjë arritje e marrëveshjeve ekonomike, kulturore, politike, apo fuqizim të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thekson Fetahu.

    Edhe kryetari i AAK-së, Ramsush Haradinaj ditë më parë e ka quajtur vizitën e Kurtit si joefektive.

    Që nga marrja e mandatit si kryeministër, kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit në ShBA./KP

     


    Gazetaret-afgane-720x397-1.png?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022280

     

    Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizionin afgan me fytyra të mbuluara, pas urdhrit të talibanëve për paraqitje të tillë.

    Më herët gjatë këtij muaji, lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, ka lëshuar një dekret që urdhëron gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën në publik, duke e përmendur burkan si veshje ideale.

    Më 21 maj, Ministrja për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka lëshuar urdhrin e njëjtë për gratë që dalin në televizion.

    Megjithatë, gratë fillimisht e kanë sfiduar vendimin duke dalë të shtunën në transmetim pa mbulesë.

    Më 22 maj, prezantueset gra janë parë me hixhab dhe u janë parë vetëm sytë.

    “Ne kemi rezistuar dhe jemi kundër vendosjes së maskave”, ka thënë prezantuesja e televizionit TOLO News, Sonia Niazi për agjencinë e lajmeve AFP.

    “Mirëpo TOLO News ka pasur presion dhe ne jemi detyruar ta vendosim atë”.

    Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se autoritetet nuk janë kundër prezantueseve gra, shkruan REL.

    Prej kur kanë marrë kontrollin në gusht të vitit të kaluar, talibanët kanë lëshuar një numër dekretesh që kufizojnë të drejtat e grave dhe vajzave.

    Atyre u është ndaluar dalja në rrugë pa ndonjë familjar burrë, si dhe janë penguar nga shkollimi i mesëm.


    Screenshot-48-1-722x375-1.webp?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022870

     

    Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”.

    Këngëtarja Ramosaj duket se është në formë të mirë derisa nuk po i ndalon postimet me fotografi dhe video të ndryshme.

    Siç dihet marrëdhënia e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj, solli mjaft shumë polemika në publik, derisa dyshja kanë shkëputur kontaktet pas finales së shout.

    Së fundi, duke qenë se Veshaj u pa bashkë me moderatoren Bora Zemani, edhe Trixa ka diçka për të thënë.

    Artistja ka postuar një video në “TikTok”, me një veshje mjaft seksi derisa dëgjohej kënga e Capital T “U bo vonë”, tekst ky mjaft i thumbuar, e që nuk dihet ta ketë për Donaldin, duke qenë se ai ishte i dashuri i saj i fundit.

     

     


    0-274-750x375-1.jpeg?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022460

     

    Qytetarët dhe institucionet ende vazhdojnë të presin ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave.

    Edhe pse s’është dhënë ndonjë datë nga Qeveria e as Bashkimi Evropian (BE), njohësit e çështjeve politike si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin fundin e vitit 2022.

    Teksa kanë folur për mundësinë e liberalizimit të vizave dhe frikës për migrim, ekspertët konsiderojnë se me të njëjtën janë përballur edhe shtetet më të forta ekonomikisht.

    Profesori universitar, Afrim Hoti ka vlerësuar se çështja e liberalizimit të vizave tashmë është vjetërsuar edhe pse Kosova e ka konfirmuar se ka plotësuar kushtet për qysh moti.

    “Mendoj se çfarëdo që themi tash e tutje për liberalizimin e vizave do të jetë spekulative sepse ky proces tashmë ka tejkaluar secilin limit madje edhe logjikën e një arsyeje të plotë të veprimit sepse çështja e liberalizimit tashmë është vjetërsuar nisur nga fakti se plotësimin e kushteve jo vetëm që e konfirmojmë ne që e kemi përfunduar por plotësimin e kushteve tashmë e ka konfirmuar tash e sa kohë edhe komisioni evropian dhe mbi këtë bazë mendoj se kemi mbetur thellësisht peng i zhvillimeve politike në BE”.

    “Unë dua ta shoh procesin pak me optimizëm pas zgjedhjeve në Francë mbase do të mund të kemi lëvizje pozitive që në faktin më optimal fundin e 2022 ta gëzojnë një të drejtë elementare që vërtetë ata e meritojnë. Çështja e fqinjësisë në lidhje me dialogun nuk kanë qenë parakusht për liberalizimin e vizave madje as në momentin kur neve na është dhënë detyra që duhet të plotësojmë për të fituar këtë të drejtë. Nisur nga fati që integrimi në BE është çështje e praktikës atëherë edhe lidhja e tij me përfundimin e procesit të dialogut nuk do të më befasonte”, tha Hoti.

    Sa i përket migrimit, Hoti thotë se nuk mund të përjashtohet Kosova, pasi sipas tij, të rinjtë po largohen me të madhe nga Kosova.

    Mes tjerash, ai theksoi se të rinjtë po gjejnë alternativa të ndryshme edhe pa liberalizim të vizave.

    “Unë nuk shoh përjashtim as në rastin e Kosovë sikundër nuk shoh pengesë çështjen e liberalizmit sepse të rinjtë edhe sot e kësaj ditë po largohen me të madhe nga Kosova dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Çështja e mbajtjes së izolimit nëse dikush ka menduar se do të mund të ndalonte të rinjtë ka gabuar thellësisht bile sipas mendimit sikur kosovarët të kishin liberalizmit e vizave dhe lëvizja e tyre do të ishte shumë e kontrolluar”.

    “Ne nuk e kemi të fituar. Nëse vala e madhe e njerëzve do të merrte trend të tillë atëherë normalisht që BE-ja do të mund të merrte masa të tilla. Në rastin e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë janë dhënë paralajmërime të tilla por që deri më tani nuk kemi parë rast tipik dhe nuk të besoj që të ndodhë në rastin e Kosovës sepse fundja pa liberalizmin të rinjtë tashmë po lëvizin me viza e mundësi të ndryshme. Numri i atyre që kanë rënë viktimë e liberalizimit të vizave është i vogël dhe ky numër nuk do të paraqiste problem për BE-në”, tha Hoti.

    Ndërkohë njohësi tjetër i çështjeve politike, Gazmir Raci, thotë se liberalizimi i vizave është kryekëput politike dhe se Francën e konsideron si pengesë kryesore.

    Ai thotë se pas rizgjedhjes së presidentit Macron në Francë, beson se do të ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt.

    “Dihet se çështja e liberalizimit të vizave është temë kryekëput politike dhe se Franca është pengesa kryesore. Pas rizgjedhjes se presidentit Macron shpresoj se Franca do të lëviz pozitivisht, por natyrisht se sipas asaj çka po vërehet është se vendimi për liberalizim ose jo është i lidhur kryekëput me dialogun e Brukselit dhe rezultate nga ai dialog që mund të dalin. Në qoftë se do të kemi progres në dialog unë pres lëvizje pozitive në këtë vit, por edhe nëse merret vendimi pozitiv për liberalizim duhen edhe gjashtë muaj të tjerë për çështje teknike për të filluar zbatimi i asaj dhe se tash qershori është si një opsion për shkak të Samitit që mbahet në qershor, e po ashtu pastaj është edhe shtatori ose tetori i vitit 2022”, thotë Raci.

    E sa i përket migrimit, Raci thotë se e njëjta është çështje e tejkaluar. Ai thotë se me migrim janë përballur edhe shtetet më të forta se Kosova, raporton EO.

    “Çështja e migrimit është çështje e tejkaluar, sepse migrimin legal s’mundet askush ta pengoj, por natyrisht edhe shtetet tjera që janë liberalizuar më herët kanë pas disa probleme në këtë drejtim, por janë menaxhuar dhe mësimet e dala nga ato shtete besoj se Kosova është e gatshme me i zbatu edhe natyrisht që njerëzit lëvizin dhe s’mundet askush t’i ndalë”.

    “Ne kemi lëviz edh enë kohë lufte edh enë kohë gjenocidi edhe askush s’ka mund t’na ndalë, por kryesorja është që Kosovës duhet t’i hiqen vizat sepse është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është i izoluar nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk ka arsye tjera që ne duhet të vazhdojmë të jemi të izoluar”, thotë Raci për EO.


    Blendiii-600x360-1.png?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022290

     

    Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, duket se është fort krenar për vizitat e tij nëpër shtete të ndryshme.

    Fevziu ka shkruar në Facebook se shpesh pyetet se sa vende i kanë mbetur pa i vizituar, ndërsa ato që i ka vizituar i ka ndarë në anëtare dhe joanëtare të OKB-së.

    “Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj”, ka shkruar ai.

    Pas kësaj ndarjeje, ai i ka kushtuar vëmendje edhe përqindjes. Sipas tij, del se ai ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9% të territorit të globit.

    “Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9 % te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq”, shkroi Fevziu.


    auto_851653208125.jpeg?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 20222520

     

    Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm.

    Flasim për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afërt. Dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.

    Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”. Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Leonora Jakupi tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar, me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

    Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.

    Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave ka ngrirë, duke mos pasur më asnjë kontakt. Por teksa përpara kamerave u shfaqën së bashku në eventin e realizuar, miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë më e tensionuar sesa dukej. Duke qenë se të dyja artistet ishin muzat e stilistit, iu desh të ndanin së bashku një kohë të gjatë.

    ImageLeonora Jakupi

    Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar.

    ImageNora Istrefi

    Duket se ditët e fundit një tjetër raport delikat i Norës është thyer përfundimisht. Nora dhe Roberti janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre miqësore që kishin pas ndarjes, por tani duket se kjo marrëdhënie nuk është më njësoj dhe shkak duket të jetë bërë deklarata e fundit e Robertit. Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke kuptuar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze.

     

    Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh. Mirëpo, kjo romancë e re duket se ka prishur raportin e Robertit me ishbashkëshorten e tij Nora Istrefin. Kjo e fundit nuk e ndjek më këngëtarin në “Instagram”. Ish-çifti ka rrëfyer se dhe pas ndarjes ata do të ruanin ende raporte të mira së bashku, por ky veprim i fundit tregon se diçka ka ndryshuar.


    LAJMI-I-FUNDIT-REPORTERI-2021-1.jpeg?time=1653254811

    ScanerPressMay 22, 2022570

     

     

    Një trup i pajetë sot është vërenjtur nga disa peshkatarë në komunën e Klinës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se peshkatarët kanë provuar ta nxjerrin trupin nga lumi, por pa sukses.

    “Sot rreth orës 8:15 disa peshkatarë të cilët kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq kanë vërejtur një trup të një personi. Ata kanë tentuar ta nxjerrin trupin por pa sukses, dhe dikur u ka humbur duke u zhytur thellë nën ujë”, tha Gashi.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, zjarrëfikësit dhe janë njoftuar edhe njësiti kompetent i FSK-së për shpëtim./Reporteri.net/

     

     

     


    Untitled-design-5-1-1392x783-2-1280x720.jpeg

    ScanerPressMay 22, 2022410

     

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

    Sipas subjektit të Lumir Abdixhikut rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje-vajtjet e ministrit jashtë vendit.

    Në postimin e LDK-së në Facebook thuhet se ministri Latifi, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë, transmeton Indeksonline.

    Reagimi i plotë i LDK-së në Facebook:

    Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit.

    Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555