TË FUNDIT:
    Coast_Canada_Houses_Stanley_Park_Vancouver_Night_517309_2560x1440-1280x720.jpg

    ScanerPressJanuary 7, 2019558

    Matjet e bëra nga Kombet e Bashkuara kanë shpallur Finlandën vendin më të lumtur në botë.

    Tre fqinjët e saj nordikë, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë zënë vendet e radhës. Vitet e fundit, Finlanda ka kryesuar listat botërore saherë ka qenë fjala për stabilitet, liri dhe siguri.

    Çka sjell lumturinë në një vend ku zakonisht temperaturat sillen rreth -20 gradë celsius, dhe disa pjesë mezi marrin pak rreze dielli gjatë gjithë vitit?

    The Economist shkruan se ndër faktorët më të rëndësishëm për lumturinë e një vendi janë sistemet mbështetëse sociale si dhe institucionet që ofrojnë më shumë siguri dhe jetë stabile, përcjell KosovaPress. Këtë vit për herë të parë është matur edhe lumturia e emigrantëve, edhe këtu Finlanda ka kryesuar.


    Alcohol-consumption-960x520.jpg?time=1656495188

    ScanerPressDecember 13, 2018690

    Konsumimi i rregullt i alkoolit ka ndikime të mëdha në shëndetin dhe trupin e njeriut.

    Ndonëse shumë njerëz kënaqen nga shija freskuese e një birre, alkooli është ‘helm’, transmeton Telegrafi.

    Konsumimi afatgjatë i alkoolit sjell shumë rreziqe dhe dëme në trupin e njeriut.

    Shkencëtarët më poshtë kanë treguar se çfarë i ndodhë trupit nëse konsumoni alkool çdo ditë radhazi për një muaj.

    Zemra

    Konsumimi i alkoolit shkakton shtypje të lartë të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe, në raste ekstreme, vdekje të papritur si pasojë e mosfunksionimit të zemrës.

    Shtimi i peshës

    Alkooli ka shumë kalori dhe sasi të lartë të sheqerit. Dhe, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se kjo do të ketë ndikim në vijën tuaj të trupit.

    Vlen të ceket se shtimi i tepërt i peshës shpie në diabet dhe shtypje të lartë të gjakut.

    Shëndeti seksual

    Dehja i rritë shanset për të bërë seks pa mbrojtje, e kjo shpie në shtatzëni të paplanifikuar ose në sëmundje të transmetueshme seksualisht.

    Veshkat

    Alkooli është diuretik, gjë e cila i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo shpie në dehidratim dhe në nivele të rrezikshme të sasisë së vogël të kripës, kaliumit dhe mineraleve tjera.

    Pankreasi

    Vetëm një natë e shpenzuar duke pirë shumë alkool shpie në nivelet ë rrezikshme të niveleve të ulëta të sheqerit në gjak. Aq shumë saqë kjo shkakton presion në pankreas.

    Mungesa e vitaminës B

    Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet nga alkooli, dhe shenjat e mungesës së kësaj vitamine përfshijnë lodhjen, problemet me frymëmarrje, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës dhe dridhjet e zemrës. /Telegrafi


    125884379-56a814fc3df78cf7729bf530-1280x853.jpg

    ScanerPressDecember 10, 2018519

    Gjumi i mëngjesit është i mirë për të gjithë, andaj shumica zgjohen me përtesë apo pa dëshirë.

    Për një zgjim sa më të lehtë në mëngjes është e rëndësishme që të ndiqni disa këshilla.

    Mendoni pse dëshironi të zgjoheni më herët dhe inkurajoni veten duke menduar se puna që keni për të bërë është shumë e rëndësishme për ju.

    Mundohuni të bini herët në shtrat në mbrëmje, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të zgjoheni pa problem në mëngjes.

    Më së miri është që të flini aq sa edhe rekomandohet, në kohëzgjatje prej tetë orësh.

    Ekspozimi ndaj dritës artificiale para fjetjes redukton prodhimin e hormonit të gjumit. Për këtë arsye më së miri është që të shmanget shikimi i televizorit dhe përdorimi i kompjuterit deri në një orë para fjetjes, në mënyrë që organizmi të përgatitet për gjumë


    LEVEL-3-DIPLOMA-IN-CREATIVE-THINKING-AND-INNOVATION.jpg?time=1656495188

    ScanerPressDecember 6, 2018670

    Mos rastësisht jeni në mesin e njerëzve të etur për njohuri, por që pavarësisht sa shumë lexojnë apo shikojnë dokumentare prapëseprapë e kanë problem t’i mbajnë mend të gjitha ato informacione?

    Epo, nuk jeni të vetmit sepse kjo është një gjë shumë e zakonshme, por që fatmirësisht ka mënyra se si mund të zgjidhet, transmeton Telegrafi.

    Më poshtë ju sjellim disa strategji të përpiluara nga ekspertët, të cilat ju ndihmojnë t’i mbani në mend ato që i mësoni.

    Detyrojeni veten t’i rikujtoni gjërat

    Pjesa më së paku argëtuese e mësimit efikas është që kërkon shumë mund. Në fakt, ekspertët thonë se kur keni vështirësi të mësoni diçka, kjo nënkupton se jeni duke mësuar më së miri – në të njëjtën mënyrë se si peshëngritja në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.

    Është e thjeshtë, ndonëse jo e lehtë, por ju duhet ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt.

    Psikologët thonë se kur përpiqeni të mbani mend një copë informacioni, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që ta ruani atë informacion në tru.

    Mos u bëni viktimë e rrjedhshmërisë

    Kur jeni duke lexuar diçka dhe ju duket e lehtë, ju jeni duke e përjetuar atë që njihet si rrjedhshmëri.

    Kjo vetëm sa ju fut në telashe!

    Shembull: Jeni në aeroport dhe po përpiqeni të mbani në mend se në cilën derë duhet të futeni për të shkuar te aeroplani juaj. I shikoni monitorët terminalë – dera është B44.

    Në vete mendoni, Oh, B44, sa e lehtë. Pastaj ecni tutje, e kontrolloni telefonin, dhe papritmas harroni ku jeni duke shkuar.

    Alternativa e kësaj: Ju duhet ta lexoni numrin e derës apo portës. Pastaj e largoni shikimin nga monitori dhe e pyetni veten, Cila derë ishte? Nëse ju bie në mend se ishte dera B44, atëherë jeni në rregull.

    Lidhni gjërat e reja me të vjetrat

    Aq më shumë që mësoni, aq më shumë rriten aftësitë për të mësuar gjëra të reja, dhe aq më shumë lidhje që bëni mes kujtimeve ju vetëm sa e keni më të lehtë t’i mbani në mend më vonë.

    Ja një shembull se si mund t’i lidhni informacionet e reja me të vjetrat në mënyrë që t’i mbani mend sa më lehtë: Sapo keni zbuluar për transferimin e nxehtësitë, dhe ju mjafton të mendoni për mënyrën se si një gotë e nxehtë me kafe shpërndan ngrohtësi në duart tuaja gjatë një dite të ftohtë të dimrit. /Telegrafi


    o-BLOOD-TEST-facebook-1200x600.jpg?time=1656495188

    ScanerPressDecember 6, 2018495

    Hulumtuesit në Australi e kanë krijuar një test 10-minutësh i cili mund ta detektojë prezencën e qelizave kanceroze në çdo pjesë të trupit të njeriut.

    Testi është zhvilluar pasi hulumtuesit nga Universiteti Queensland kanë zbuluar kanceri e formon një strukturë unike të ADN-së kur vendoset në ujë, transmeton Telegrafi.

    Testi funksionon duke e identifikuar prezencën e asaj strukture, zbulim i cili mund të ndihmojë ta detektojë kancerin te njerëzit shumë më herët sesa metodat e tanishme.

    Shkencëtarët anë e mbanë botës kanë qenë duke punuar që të gjejnë mënyra për identifikimin e kancerit në faza sa më të hershme, pasi që detektimi i hershëm e rritë shkallën e suksesit të trajtimit.

    Deri më tani ky test është testuar në më shumës e 200 inde dhe mostra gjaku ku i ka detektuar qelizat kanceroze me 90% saktësi.

    Deri më tani është përdorur vetëm për ta detektuar kancerin e gjirit, prostatës, zorrëve dhe limfomës, por shkencëtarët janë të besimit se rezultatet janë të ngjashme edhe me llojet tjera të kësaj sëmundje. /Telegrafi


    pirja-e-duhanit-7.jpg?time=1656495188

    ScanerPressDecember 3, 2018539

    A dëshironi ta dini se çfarë me të vërtetë i bëjnë cigaret trupit tuaj?

    Kjo video tronditëse e tregon dallimin mes mushkërive të një duhanpirësi dhe atyre të një personi të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

    Në video janë dy palë mushkëri, ato të një duhanpirësi që mbajnë ngjyrë të zezë dhe kanë problem të fryhen, dhe ato të kuqet që i përkasin një personi të shëndetshëm që nuk pinë duhan.

    Siç mund ta shihni edhe vet në videon e mëposhtme, mushkëritë e një personi që nuk pinë duhan arrijnë të mbushen me kapacitet edhe para se të shfryhen normalisht.

    E ngarkuar në internet nga Amanda Eller, infermiere, videoja ka arritur të bëjë xhiron në internet dhe të merr miliona shikime.

    Vlen të ceket se duhanpirja është përgjegjëse për 30% të vdekjeve nga kanceri dhe 87% përgjegjëse për të gjitha vdekjet nga kanceri i mushkërisë.

    Shpresojmë se kjo video do t’ju shërbejë si inspirim për ta larguar këtë shprehi të keqe! /Telegrafi


    1.jpg?time=1656495188

    ScanerPressDecember 1, 2018630

    Hondurasi ka prodhuar filxhanin më të madh të kafesë në botë.

    Ky filxhan mund të mbajë rreth 18,000 litra kafe.

    Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëria e Bashkuar, me një filxhan prej 13,200 litrash.

    Filxhani i Hondurasit është bërë prej çeliku dhe me një shtresë izolimi plastike.

    Filxhani ka një cilindër të jashtëm prej hekuri me një fund të bardhë, që i jep një pamje qeramike./TopChannel


    Depositphotos_42327971_l-2015-TinyPNG.jpg?time=1656495188

    ScanerPressNovember 29, 2018461

    Edhe pse lidhja juaj është e qëndrueshme dhe jeni të dashuruar, duhet të dini të kujdeseni për kohën e kaluar me të dashurit tuaj. Marrëdhënia forcohet dhe ndërtohet për ta siguruar një lidhje afatgjatë dhe të lumtur.

    Ju si partner duhet të përdorni truqe të vogla të cilat do t’ju bëjnë të dyve të lumtur dhe do t’ju lidhin me kujtime të bukura të cilat vetëm sa do të kontribuojnë në forcimin e lidhjes tuaj.

    Ndodh që lidhjet të futen në monotoni, vjen koha kur e dini që diçka ju pengon (ndonjëherë ju pengon çdo gjë), por nuk e dini pse, për çfarë arsye jeni larguar ashtu.

    Kompromisi dhe të lëshuarit pe

    Sigurisht që kompromisi është i rëndësishëm, por jo edhe pajtueshmëria e plotë, apo të lëshuarit pe vazhdimisht. Gurutë e dashurisë pretendojnë se është mirë t’i bëni disa nga gjërat të cilat i doni ndaras.

    Nëse i dashuri i juaj dëshiron të shkojë në kinema, dhe ju e preferoni më shumë teatrin, mos u pajtoni. Merruni vesh që të shkoni ndaras, le të shkojë ai në kinema me shokët e tij, dhe ju me shoqet në teatër. Më pas, të gjithë mund të takoheni në qytet për pije.

    Këndi vetëm për ju

    Lidhja dhe martesa mund t’ju çojë në një gjendje ku ndiheni sikur e keni humbur një pjesë të vetes. Duhet ta keni kohën dhe vendin e siguruar vetëm për ju.

    Ky vend mund të jetë një dhomë e veçantë ose vetëm një kënd në të cilin ju vetë lexoni, shkruani apo merreni me ndonjë hobi. Ky vend duhet të ndalohet për partnerin tuaj.

    people, relationship difficulties, conflict and family concept – unhappy couple having argument at home

    Punët

    Kohët kanë ndryshuar; femrat nuk janë më të lidhura ekskluzivisht me kuzhinën, ndërsa meshkujt nuk i copëtojnë drutë ekskluzivisht. Çiftet sot zakonisht kryjnë punë njëjtë të vështira dhe ajo që e bëni në shtëpi apo apartament, duhet ta ndani. Këtu marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe mos e lejoni mashkullin që të mësohet me faktin që ju t’i bëni disa gjëra. Transferoni ato tek ai edhe në qoftë se mendoni se nuk mund t’i bëjë si duhet. Do të mësohet.

    Komunikimi dhe shoqërimi

    Ritualet dhe bisedat e vogla janë ndoshta edhe më të rëndësishmet. Lexoni libra së bashku në heshtje; në qoftë se ju pëlqen muzika, dëgjoni disqe apo albume të reja; bisedoni për tema që ju interesojnë me çaj ose kafe pas punës, bëni gjërat që ju pëlqejnë – së bashku.

    Kurrë mos hezitoni të thoni çfarë mendoni, edhe nëse kjo është e kundërta me opinionin e partnerit tuaj. Merrni një qëndrim dhe mbrojeni atë. Një debat i mirë dhe cilësor është gjithmonë i shëndetshëm për një marrëdhënie. (Këtu, natyrisht, nuk mendojmë për grindjet që nuk kanë fund). /Telegrafi


    skalp.jpg?time=1656495188

    ScanerPressNovember 27, 2018604

    Bazuar në një studim të kryer në vitin 2011, zbardhuesi (‘blanzhi’)  është një përbërës që arrin t’i rrisë njollat në flokë dhe ndihmon në dekompozimin e melaninës që ka në mënyrë natyrale.

    Degëzimi është pasoja e parë dhe për këtë arsye flokët e zbardhura të dëmtuara duken kaq voluminoze, transmeton Telegrafi.

    Gjithashtu, mungesa e melaninës i bën flokët të duken të pangjyrë dhe ndryshojnë në tonet kuqërreme ose të verdhë në bazë të ngjyrës së ngjyrës së flokëve.

    Bëni tretmane me keratinë

    Zgjedhja e parë që shumë sallone ofrojnë për flokët e dëmtuar nga zbardhja është tremani me keratinë. Këto tretmane shtojnë keratinë në flokët tuaj. Së pari, një serum aplikohet në flokët tuaj dhe pastaj injektohet në flokët e dëmtuar me drejtues të flokëve. Një tretman me keratinë mund të zgjasë një ose dy muaj, në varësi sa i keni flokët e dëmtuar.

    Përdorni avokado

    Flokët e dëmtuara nga zbardhja është në gjendje të dëshpëruar dhe në nevojë. Çka duhet të bëni është të krijoni maskën tuaj të flokëve duke përzierë një avokado me një vezë. Aplikojeni në flokë të lagur, bëni masazh kafkës për disa minuta, dhe lëreni për 20 minuta. Pastaj, pastroni me ujë të vakët.

    Provoni tretmanin me majonezë

    Majoneza ka shumë përfitime kur vjen puna edh riparimi i flokëve. Përveç faktit se është e pasur me amino acide dhe yndyrë, zbutë flokët në mënyrë natyrale dhe efektive. E gjitha çka duhet të bëni është të aplikoni një masë të vogël të produktit në flokë të lagur në mënyrën e njëjtë që aplikoni zbutësit e rregullt. Pastaj, duhet të mbështillni flokët dhe t’i lini për 15 minuta. Pasi të shpërlani atë, do ta shihni se do të jenë më të bardha dhe më me shkëlqim.

    Aplikoni mbrojtës pasi t’i zbardhni flokët

    Vetëm pse i keni flokët e dëmtuar, nuk do të thotë se mund t’i zbardhni prapë pas një periudhe të caktuar kohore. Vetëm këtë herë, duhet të pyesni floktarin tuaja për të aplikuar produkte mbrojtëse përgjatë zbardhjes.

    Pyesni floktarin për një shampon profesional

    Ky produkt është i ngjashëm me atë pak më lartë, aplikohet në një shkallë të caktuar të procesit të zbardhjes. Ky shampon profesional aplikohet në mes të kokës kur flokët janë të lagura pasi procesi i zbardhjes është përfunduar. Floktari do të aplikoj atë për herë të parë, por ju mund të vazhdoni ta përdorni ditëve të ardhshme në shtëpi. Efektet e tij do të zgjasin me javë të tëra.

    Bëni masazh kafkës me gjalpë

    Mund të e keni kuptuar, por keni produkte në shtëpinë tuaj që mund t’ju ndihmojnë t’i trajtoni flokët e dëmtuara. Një nga këto produkte është gjalpi. Mund të aplikoni një sasi të vogël në kafkën tuaj dhe të filloni t’i bëni masazh për disa minuta. Mbështillni kokën tuaj dhe lëreni gjalpin për 30 minuta. Shpërlajeni me shampo dhe do të shihni një shkëlqim të menjëhershëm.

    Bananet janë një frutë i jashtëzakonshëm jo vetëm për tu ngrënë

    Sikur avokado, bananet janë shumë fitimprurëse për flokët e dëmtuar. Janë të pasura me fibër, vitamina, dhe proteina, të gjitha të cilat i nevojiten flokëve të dëmtuar. Çka ju duhet të bëni është të përzini një copë bananen me mjaltë, vaj dhe jogurt. Shmanguni aplikimit të saj në rrënjë dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj, Mund të pastroni flokët me shampon.

    Përdorni vaj kokosi

    Në sallone tretmanet janë shumë të shtrenjta për ju, por ju mund të provoni formula shtëpiake. E gjitha që duhet të bëni është të përzini pak vaj kokosi të pastër me vaj bajamesh. Një studim ka treguar se vaji i kokosit ulë humbjen e proteinave, e cila është arsyeja kryesore pse flokët tuaj duken të thata dhe pa gjallëri. Gjithashtu mbron nga dëmtimi që vjen prej krehjes. /Telegrafi


    56892-165777.jpg?time=1656495188

    ScanerPressNovember 25, 2018507

    Secila femër së paku një herë në jetë ka qenë e dashuruar me ndonjë mashkull i cili ka qenë krejtësisht i dështuar në të ndërkaq, ka edhe tipa të tillë të cilët janë krejtësisht të gabuar. Si ta njihni atë të vërtetin?

    Shumë shpesh meshkujt dinë të paraqiten si kandidatë të mirë për martesë, dhe kur filloni të bashkëjetoni, shpërfaqin personalitetin e vërtetë të tyre, transmeton Telegrafi.

    Ja si ta njihni mashkullin e vërtetë:

    Ka shprehi pune

    E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë dhe i cili ka shprehi pune. Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore.

    Respekton ëndrrat tuaja

    Disa meshkuj me ironi do të reagojnë ndaj ëndrrave tuaja, për shembull për dëshirën për punën të cilën një kohë të gjatë e prisni. Do t’ju thotë se është joreale dhe do të provojë t’ju bëjë të qëndroni me dy këmbët në tokë. Natyrisht që është mirë të qëndrohet fuqishëm me këmbë në tokë, mirëpo mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.

    Është i pavarur

    Di të përdorë makinën për larje të rrobave dhe di të gatuaj drekën, por jo të përgatisë vetëm vezë dhe sallata, di të rregullojë banesën, thjesht mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju. Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.

    Ka jetën e vet

    Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk dëshironi të jetoni me dikë i cili do të jetë xheloz kur takoheni me shoqet dhe ju ndalon të keni jetën vetjake, kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj. /Telegrafi



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555