TË FUNDIT:
    iftar.jpg?time=1653249381

    ScanerPressMay 5, 201910410

    Gjatë kohës së iftarit dhe syfyrit në muajin Ramazan, familjet myslimane mblidhen për ta shijuar një shujtë të jashtëzakonshme. Pas së gjithave, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të fillohet agjërimi apo të mbarohet me ushqim të jashtëzakonshëm.

    “Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”, thotë Tan Sheau Kang, dietës.

    Çfarë ushqime duhet të konsumoni për Syfyr?

    Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

    Pemët dhe perimet

    Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

    Oriz dhe alternativa tjera

    Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

    Mish dhe alternativa tjera

    Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

    Për iftar

    Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

    Pemët dhe perimet

    HPB rekomandon dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës në dy shujtat tuaja gjatë ramazanit.

    Orizi dhe alternativat tjera

    Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

    Mish dhe alternativa tjera

    Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit


    Kadri-Veseli-1280x867.jpg

    ScanerPressApril 28, 20195290

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij.

    Lideri i koalicionit qeverisës në Kosovë ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Ashtu sikur Berlini është kërthiza e Europës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit.

    Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.

    “Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook


    vg2.jpg?time=1653249381

    ScanerPressApril 20, 20197300

    Wolkswagen prodhoi modelin e tyre Golf 2 në Jugosllavi, në fabrikën e quajtur Tvornica Automobila Sarajevo – TAS në Vogošća pranë Sarajevës.

    Nga viti 1985, MK2 u prodhua me një kapacitet vjetor prej 25,000 njësish duke vazhduar kështu deri në shpërthimin e luftës në vitin 1992.

    Ky model u prodhua vetëm për gjashtë republikat jugosllave, me një simbol të pasmë J, JX për modelet më pak të pajisura se sa modelet C dhe CL, ndërsa modelet më të pajisura vinin me simbolet C dhe CL dhe TAS në grilën e përparme dhe logon e qytetit të Sarajevës në vend të sinjaleve anësore.

    Veturat e prodhuara nga TAS vinin me motor 1.3-litër me karburator, 1.6-litër me benzinë dhe 1.6-litër dizel


    Zbuloni-nivelin-e-baktereve-ne-ushqim-2.jpg?time=1653249381

    ScanerPressApril 20, 20197490

    Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.

    Disa madje thonë se ato janë edhe më të ndotura me bakteret edhe sesa kapaku i WC-ve, ndërkohë që atë e prekim mesatarisht 150 herë në ditë.

    1. Pseudomonas aeruginosa. Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat mobil që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.
    2. Clostridium difficile. Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë një mbrojtje të dobësuar imunitare.
    3. Staphylococcus aureus. Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.
    4. Staffilococchi coagulasi negativi. Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.
    5. Streptocoku. Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.
    6. Escherichia coli. Ky në fakt është një bakter që ndodhet normalisht në aparatin tonë tretës, por fakti që ai eliminohet përmes fekaleve, ndërkohë që gjendet edhe në ekranet e telefonave, është një tregues domethënës për kontaminim e tyre.
    7. Coliformi. Edhe për këtë bakter mund të thuhet e njëjta gjë sikurse edhe për Escherichia coli.
    8. Corynebacterium. Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.
    9. Candida albicans. Bakteri i mësipërm ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.
    10. Myqet. Këto ndodhen kryesisht nëpër frutat që janë harruar me kohë nëpër frigoriferë, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar. Këto shkaktojnë fenomene të tilla që lidhen me vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare

    Turkish-Coffee.jpg?time=1653249381

    ScanerPressFebruary 24, 201921560

    Provojeni në mënyrën e vjetër – më të mirë kurrë nuk keni pasur rastin të pini!

    Ka diçka të veçantë në kafen turke! – transmeton Telegrafi.

    E para dhe themelorja, për kafe të mirë turke është e nevojshme përzierja cilësore dhe prandaj mos kurseni në të – pini për t’u kënaqur, jo vetëm sa për ta pirë! E dyta, pakkush e di që për kafen turke për fillim uji nuk duhet të vlojë!

    Në xhezve uji nxehet deri mu para vlimit, pastaj hiqet nga zjarri. Një pjesë e ujit qitet në filxhan, ndërkaq në pjesën tjetër shtohet kafja (nga një lugë të vogël të plotë për çdo filxhan apo më shumë nëse filxhanët janë të mëdhenj apo nëse dëshironi kafe shumë të fortë).

    Përzieni që të mos mbeten droçka, pastaj kthejeni në zjarr dhe kur të bymehet deri në skajin e xhezves sërish hiqeni nga zjarri dhe shtoni ujin të cilin në fillim e keni qitur në filxhan.

    Sërish kthejeni në zjarr dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga zjarri, prisni disa sekonda dhe shtoni një lugë të vogël ujë të ftohtë. Atëherë kafja do të jetë e gatshme për t’u pirë!

    Gabimet themelore te përgatitja e kafes

    – Përzierja e tepërt e shkatërron shijen;

    – Lënia që disa herë të ngrihet deri në skajin e sipërm të xhezves shkatërron shkumën dhe ndryshon shijen e kafes;

    – Përzierja pasi që kafja të jetë e vluar, shumë e nxehtë dhe e hequr nga zjarri gjithashtu do të ndryshojë shijen e pijes së parapëlqyer të mëngjesit;

    – Nëse kafja ëmbëlsohet, sheqerin më së miri është t’ia shtoni derisa është uji i ftohtë në xhezve, para zierjes së kafes.

    Provojeni, edhe vetë do të bindeni që shija është ndryshe – më e mirë! /Telegrafi


    hair-care-tips-for-naturally-curly-hair-1280x640.jpg

    ScanerPressFebruary 9, 20195420

    Nevojitet vetëm një peshqir dhe pak durim!

    Për kaçurrela idealë aparatet e stilimit nuk kanë rëndësi të madhe, por metoda e tharjes së flokëve, transmeton Telegrafi.

    Njëra ndër mënyrat më të reja të tharjes natyrale të kaçurrelave të cilat nuk dëmtohen quhet plopping dhe është shumë e popullarizuar mes adhurueseve kaçurrelave në gjithë botën.

    E vetmja gjë që ju është e domosdoshme është fanella e zakonshme nga pambuku.

    Në të vërtetë, në vend të tharjes dhe mbështjelljes së flokëve me peshqir, e gjitha që duhet të bëni është që të kulloni tepricën e ujit me duar dhe pastaj flokët t’i mbështillni me fanellën e pambuktë.

    Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju mundësojnë që rrallë t’i lani flokët. Nëse përdorni vajra apo serume, do të ishte ideale sikur t’i qitni para se t’i mbështillni flokët me fanellë.

    Për rezultate më të mira, lini flokët të lidhura në fanellë gjatë natës.

    Procedurën e hollësishme e metodës plopping shikojeni në videon në vijim


    maxresdefault-3-1280x720.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 20197920

    Nëse dëshironi të mos bëheni nervoze dhe të humbni kohën e çmuar nëpër sallonet e kozmetikës, lyeni gishtat përreth thonjve me vazelinë!

    Nëse rastësisht e kaloni linjën e thonjve, llaku nuk do të ngjitet për lëkurën tuaj, transmeton Telegrafi

    Dëshironi që sa më bukur dhe sa më bukur t’i bëni me llak thonjtë, mirëpo ju ndodh që brusha shpesh t’ju rrëshqasë edhe në gishta, thjesht lyeni gishtat me vazelinë

    Pastaj lyeni thonjtë me llak me ngjyrën e preferuar apo me njërën ndër ngjyrat e zjarrta moderne.

    Pasi që llaku në thonjtë tuaj të thahet, lani duart dhe eliminoni vazelinën nga gishtat

    Parapëlqehet që para gjumit, t’i lyeni duart me vazelinë në mënyrë që t’i ushqeni thonjtë tuaj me të dhe në këtë mënyrë thonjtë do t’ju vezullojnë me kohë më shumë. /Telegrafi


    2015-Proposal-20.jpg?time=1653249381

    ScanerPressJanuary 26, 20195620

    Kush është romantike, me siguri ka të ruajtura në telefon me qindra foto fustanesh, dedikimesh apo vendesh të bukura për t’ia “dhuruar” një ditë partnerit të bëjë propozimin klasik – atë që vajzat e ëndërrojnë që fëmijë

    Edhe çdo vajzë që po jeton një lidhje të konsiderueshme dashurie mendon se kur do të jetë momenti i duhur që i dashuri të hedhë edhe një hap më shumë.

    Dita e lindjes, dita e të dashuruarve apo në ndonjë festë tjetër?

    Sigurisht, të gjitha këto data qëndrojnë. Nëse edhe i dashuri yt ka filluar të tregojë disa shenja që së shpejti do të hedhë një hap të ri, është mirë t’i fiksosh datat e mësipërme, por nëse nuk e ka idenë për asgjë nga ato që thamë deri tani, atëherë duhet të shikojmë se çfarë thonë studimet.

    Në një studim të fundit të realizuar në Angli, propozimet më të shumta bëhen në dy data shumë të rëndësishme, ditën e Krishtlindjeve dhe ditën e të dashuruarve.

    Kështu, studiuesit thonë se unazat me gur dhurohet me një sfond të dekoruar me drita e me zemra.

    33 për qind e propozimeve realizohen për festa, por rreth 25 për qind e tyre në Shën Valentin dhe 18 për qind në ditën e ndërrimit të viteve.

    I njëjti studim tregoi gjithashtu se 51 për qind e meshkujve preferojnë mënyrën klasike për të propozuar (Do të martohesh me mua?), ndërsa 11 për qind nuk janë kundër një propozimi më modern, që mund të jetë një anije, një avion privat, një dedikim i personalizuar etj.

    Cili është rezultati?

    Nxitoni për një fustan të kuq, Shën Valentini është afër!

    /Telegrafi


    woman-in-glasses-reading-book-in-cafe_23-2147848132.jpg?time=1653249381

    ScanerPressJanuary 22, 20196600

    Shikimi është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të gjithsecilit nga ne. Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e tyre.

    Vitamina C, E, A dhe zinku ndihmojnë në uljen e problemeve të syrit me 35%. Më poshtë do të lexoni disa nga ushqimet që kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve.

    Specat e kuq

    Specat e kuq kanë shumë vitaminë C. Kjo është e mirë për enët e gjakut në sytë tuaj dhe shkenca sugjeron se mund të ulë rrezikun e marrjes së katarakteve.

    Farat e lulediellit dhe arrat

    Një kuti me këto fara ose bajame ka gjysmën e sasisë së vitaminës E që USDA rekomandon për të rriturit çdo ditë. Një studim i madh zbuloi se vitamina E, së bashku me ushqyes të tjerë, mund të ndihmojnë për të përkeqësuar degjenerimin e ngadalshëm makular (AMD) lidhur me moshën.

    Bimët jeshile

    Lakra jeshile, spinaqi dhe zarzavatet janë të pasura me të dyja vitaminat C dhe E. Ata gjithashtu kanë karotenoidet lutein dhe zeaksantin. Këto forma me bazë bimore të vitaminës A ulin rrezikun e sëmundjeve të syrit.

    Patatet e ëmbla

    Frutat dhe perimet me ngjyrë portokalli si patatja e ëmbël, karotat, mango dhe kajsi janë të larta në beta-karotene, një formë e vitaminës A që ndihmon shikimin.

    Mishi shpendëve

    Zinku sjell vitaminën A nga mëlçia në retinën tuaj, ku përdoret si pigment mbrojtës i melaninës.

    Vezët

    Zinku në një vezë do të ndihmojë trupin tuaj të përdorë lutein dhe zeaxanthin. Ngjyra e verdhë – portokalli i këtyre përbërjeve bllokon dritën e dëmshme blu për të dëmtuar retinën tuaj. Ato ndihmojnë në rritjen e sasisë së pigmentit mbrojtës në makulën, pjesën e syrit që kontrollon pamjen qendrore./map


    makeup-brushes.png?time=1653249381

    ScanerPressJanuary 19, 20195950

    Sipas një studimi të kohëve të fundit duket se vajzat që trukohen janë më të zgjuara se ato që vendosin të mos e bëjnë atë! Le të shohim pse…

    Make Upi është gjithmonë një pasion për gratë, por jo të gjitha janë në gjendje ta bëjnë mirë ose duan të kalojnë disa minuta para pasqyrës në mëngjes sapo zgjohen.

    Nga një studim i kohëve të fundit i kryer nga profesori Rocco Palumbo, rezulton se vajzat që bëjnë grim janë më të zgjuara se ato që thonë “Unë kurrë nuk dua të mashtroj veten apo njerëzit duke mbuluar defektet me make up”. Arsyet janë bindëse!

    Hulumtuesit morën një mostër të 186 grave për të kryer eksperimentin dhe ato u ndanë në tre grupe të barabarta, të përbërë nga 62 anëtarë secili.

    Grupi i parë kërkoi të vinte në make-up dhe të bënte më të mirën.

    Në të dytën grupi zgjodhi të dëgjonte një këngë ritmike, ndërsa grupi i tretë vendosi të pikturojë një fytyrë njerëzore.

    Gratë pastaj ju nënshtruan një testi të inteligjencës në formën e një pyetësori.

    Në fund të eksperimentit u konstatua se gratë që i përkasin grupit të parë do t’i përgjigjeshin më saktë pyetjeve.

    Kjo dëshmoi se make upi, përveçse rrit në masë nivelin e vetëbesimit, ajo rrit edhe veprimtarinë njohëse dhe stimulon pozitivisht inteligjencën.

    Pra, ju pse vazhdoni të mos trukoheni?

    Vendosja e make up është veçanërisht e mirë. Jo vetëm për të përmirësuar pamjen tonë të jashtme fizike, por edhe për të rritur vetëbesimin dhe vetëdijen për bukurinë tonë.

    Vendoseni make up-in që të përforconi dobësitë tuaja dhe të pëpiqeni të bëni më shumë për veten.  Por, ka edhe një faktor njohës, në fakt sipas studimit, për të kryer dhe kushtuar kohë për veprimin e make up, zonat aktive në trurin e grave nxisin inteligjencën.

    Përveç kësaj, fytyra jonë është karta jonë e biznesit, kështu që duke u kujdesur për të dhe duke i dhënë një pamje më të mirë ky është një veprim i këndshëm, e kjo i bën mirë shëndetit tuaj.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555