TË FUNDIT:
    3-21.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 27, 2020471

    Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton kanë dhuruar mbi 400 pica punëtorëve shëndetësorë në spitalet e Neë York-ut. Bill dhe Hilary Cliton zgjodhën njërën nga piceritë me pronar shqiptar për të porositur disa nga picat e dhuruara.

    Abi Krasniqi, menaxher i picerisë “Mr. Nick’s Brick Oven Pizza” në Neë York ka thënë se restauranti I tij ka shpërndarë rreth 20 pica në spitalin Phelps Memorial.

    “Gjesti ishte me të vërtetë përkrahje për punëtorët shëndetësorë, por i ndihmoi edhe biznesit tonë po ashtu. Kjo tregoi që Bill dhe Hillary kujdesen për njerëzit dhe shtetin e tyre”

    Bill dhe Hilary Clinton në dhuratat e tyre bashkëngjitën edhe një shënim.

    “Faleminderit që po mbroni komunitetet tona. Nga Bill dhe Hillary Clinton”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.


    4-26.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 26, 2020451

    Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar sot akuza penale për trafik droge në adresë të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.

    Departamenti i Shtetit po ofron një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e Maduros..

    Aktakuza ndaj një presidenti shteti në detyrë është jashtëzakonisht e pazakontë dhe është e detyruar të krijojë tensione midis Uashingtonit dhe Karakasit.


    4-25.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 26, 2020431

    Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara janë aktualisht qendrat kryesore në shkallë globale të betejës me koronavirusin.

    Kina ishte për disa muaj vendi i goditur më rëndë, me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, por shifrat e fundit tregojnë se Italia dhe Spanja kanë një numër më të madh viktimash nga kjo sëmundje.

    Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë thonë se gjatë natës së kaluar u regjistruan 738 të vdekur duke e çuar në 3400 numrin total të viktimave nga COVID-19 në këtë vend.

    Parlamenti spanjoll ka miratuar kërkesën e qeverisë për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe masat e ndalim qarkullimit që detyrojnë mbylljen e bizneseve dhe u kërkojnë banorëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi deri në mes të prillit.

    Italia ku aktualisht numërohen më shumë se 74 mijë raste, mund të kalojë së shpejti Kinën për nga numri total i të infektuarve.

    Situata po rëndohet edhe në Shtetet e Bashkuara. Sot shifrat e të infektuarve të konfirmuar arritën në mbi 69 mijë raste ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.

    Ligjvënësit po përpiqen të shpejtojnë procesin e furnizimit të spitaleve me pajisjet e domosdoshme mjekësore për personelin që ka pasur mungesa maskash e mjetesh të tjera mbrojtëse si dhe aparaturash për pacientët.

    Masat e rrepta për të ndalur përhapjen e virusit në komunitet i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë amerikane. Në përgjigje të nevojave të bizneseve dhe individëve, Senati miratoi mbrëmë një paketë stimulimesh prej 2 trilionë dollarësh për t’u ofruar kredi bizneseve, si dhe asistencë sociale punonjësve dhe familjeve amerikane.

    Pritet që të premten paketa të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të marrë edhe firmën e Presidentit Trump.

    Koronavirusit ka prekur çdo skaj të globit. Deri tani në shkallë globale ka më shumë se 487 mijë të infektuar dhe janë konfirmuar mbi 22 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive në mbarë botën që të shtojnë prodhimin e paketave të diagnostikimit, si dhe të forcojnë infrastrukturën spitalore për të mjekuar pacientët, që të vihet nën kontroll përhapja e virusit. /VoA


    3-18.jpeg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 26, 2020410

    Që nga 20 janari kur koronavirusi filloi të shfaqej në Korenë e Jugut, u njoftua se rreth 45% e të sëmurëve janë shëruar plotësisht.

    Sipas Korea Herald, në vend janë regjistruar 104 raste të reja dhe numri i personave të infektuar ka arritur në 9 241.

    Në të gjithë vendin që nga shfaqja e rastit të parë më 20 janar e deri tani theksohet se janë shëruar plotësisht 4 144 persona të infektuar me COVID-19 dhe se kjo përbën 44,8% të rasteve.


    4-22.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 25, 2020374

    Një diplomat i lartë britanik ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

    Steven Dick, nënkryetar i misionit në ambasadën britanike në Budapest, ndërroi jetë të martën pasi testoi pozitivisht për sëmundjen COVID-19, njofton Klan Kosova.

    Zyra e Jashtme tha se stafi ishte “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e 37 vjeçarit nga koronavirusi, dhe prindërit e tij thanë se ai kishte qenë “shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit”.

    Në një deklaratë, Steven dhe Carol Dick thanë se “Stiven ishte një djalë, nip dhe stërnip shumë i dashur’’.

    “Ai ishte i sjellshëm, qesharak dhe bujar’’.

    ‘’Jemi të shkatërruar nga humbja e tij dhe të kërkojmë intimitet në këtë kohë tragjike.”

     


    3-72.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 25, 2020545

    Në bazë të statistikave të fundit, Spanja e ka tejkaluar Kinën për nga numri I të vdekurveme koronavirus, duke regjistruar kështu gjithsej 3.434 të vdekur. Ndërkohë raportohet se në Itali është vërejtur një ngadalësim i rritjes së numrit të të infektuarve, gjë e cila i ka rritur shpresat se kjo pandemi është duke përfunduar.

    Aktualisht në Spanjë kanë vdekur 738 persona vetëm brenda 2 4 orëve të fundit, mirëpo zyrtarët mjekësore atje thonë se kjo rritje është duke u ngadalësuar dhe me ndihmën e duhur situata do të shkojë drejt stabilizimit.

    Italia ende shënon epiqendrën e pandemisë së COVID-19 në Evropë dhe botë,  me 6.820 persona të vdekur.  Ndërkaq në bazë të dhënave atje situate është duke u stabilizuar, për shkak se të martën janë regjistruar vetëm 753 të vdekur, në krahasim me ditët e tjera, ku kishte  një numër shumë më të madh të të vdekurve.

    “Ky është një faktor shumë pozitiv, sepse situata po stabilizohet në vendet më të prekura, ndërkohë shumë vende të tjera kanë një numër shumë të ulët të personave të infektuar”, tha Ranieri Guerra, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.  “Unë besoj se kjo javë dhe java e ardhëshme do të jetë vendimtare sa I përket pandemisë së koronavirusit dhe gjendjes aktuale në botë”, shtoi ai.

    Ndërkohe, Spanja të martën ka kërkuar ndihmë për mjete mjeksore duke përfshirë 450.000 respiratorë dhe 500.000 teste dhe 1.5 milion maska.

    Numri I të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar në 423.000 persona. / The Guardian/ Gazeta Express


    3-38.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 20, 2020539

    Numri i rasteve të me coronavirus në Gjermani u rrit për 2,958 në 24 orët e fundit, me gjithsej 13,957 raste.

    Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha kreu i Institutit Robert Koch (RKI), agjencia federale e shëndetit publik në Gjermani.

    Po sipas medieve, ka pasur 31 vdekje totale si rezultat i coronavirusit, me 11 vdekje në 24 orët e fundit, tha shefi i RKI, Lothar Wieler në një konferencë për shtyp në Berlin.

    “Ne do të shohim më shumë fatalitete gjatë disa javëve të ardhshme – përfshirë këtu në Gjermani”, ka paralajmëruar Wieler.

    Kreu i RKI paralajmëroi gjithashtu për kapacitetet spitalore në vend.

    “Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të pranohen në dhomat e urgjencës dhe më shumë njerëz do të kërkojnë ndihmë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë ventilatorë të mjaftueshëm”, tha Wieler.

    Gjermania është vetëm në fillim të shpërthimit të coronavirusit, paralajmëroi Wieler.

    Ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën e tyre për të luftuar pandeminë, por tha se i takon autoriteteve lokale të vendosin për masa specifike të hartuara për ta arritur atë.

    Ai vazhdoi të lëshojë një paralajmërim të ashpër.

    “Nëse ka ende njerëz në vendin tonë që nuk e besojnë këtë, të cilët nuk më besojnë mua, të cilët mendojnë se kjo është panik, atëherë unë vetëm mund t’u bëj thirrje atyre që më në fund të hapin sytë nga ky realitet”, tha ai .

    “Nëse të gjithë i përmbahen asaj që është caktuar, ne mund ta ngadalësojmë këtë epidemi në maksimumin e mundshëm”. /Telegrafi/


    3-37.jpg?time=1664470868

    ScanerPressMarch 19, 2020402

    Si përgjigje ndaj udhëheqësit të ISIS-it, El-Baghdadi, 125 teologë sunni dhe akademikë të teologjisë nga e gjithë bota kanë shkruar një letër në të cilën precizohet se çka është e ndaluar e çka jo në Islam.

    1. Është e ndaluar në Islam për të nxjerrë “fetva” pa i plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme mësimore. Edhe atëherë fetva-ja duhet të ndjekin teorinë ligjore Islame të përcaktuara në tekstet klasike. Është e ndaluar gjithashtu të përmendin një pjesë të një ajeti nga Kur’ani, ose një pjesë e një ajetit të nxjerrin një vendim pa u kwshillu në çdo gjë që Kurani dhe Hadithi përkon në lidhje me atë çështje. Me fjalë të tjera, ekzistojnë parakushte të rrepta subjektive dhe objektive për fetvatë, dhe nuk mund të “arrish në një vendim të drejtë” në ajetet Kur’anore për argumentet juridike pa marrë parasysh të gjithë Kur’anin dhe Hadithin (tregimet e Profetit Muhamed. paqja qoftë mbi të).
    2. Është e ndaluar në Islam për të nxjerrë vendime ligjore për ndonjë gjë pa zotërim të gjuhës arabe me mjeshtëri.
    3. Është e ndaluar në Islam të thjeshtëzohen çështjet sheriatike dhe të injorohen shkencat që shpjegon Islamin.
    4. Është e lejuar në Islam [për dijetarët] të ndryshojnë për çdo çështje, përveç bazat e fesë që të gjithë myslimanët duhet t’i din.
    5. Është e ndaluar në Islam që të injorojnë realitetin e kohës bashkëkohore, ku duhet respektuar vendimet ligjore që përshtatën me kohën.
    6. Është e ndaluar në Islam të vriten njerëz të pafajshëm.
    7. Është e ndaluar në Islam për të vrarë emisarë, ambasadorë dhe diplomatë; prandaj është e ndaluar për të vrarë gazetarët dhe punëtorët humanitar.
    8. Xhihadi (lufta e shenjtë), në Islam është luftë mbrojtëse. Nuk është e lejuar pa një kauzë të drejtë, me qëllim të drejtë dhe pa rregullat e duhura të sjelljes.
    9. Është e ndaluar në Islam për të deklaruar njerëzit jo-mysliman ose jo-besimtar (kafir) nëse ai (ose ajo) haptazi deklaron mosbesimin në Zot.
    10. Është e ndaluar në Islam që në asnjë mënyrë të lëndohen ose të keqtrajtohen të krishterët apo të gjithë ‘Ithtarët e librit’.
    11. Kjo është e detyrueshme që të marrin në konsideratë minoritetin Yazidis në Irak si Ithtarët e Librit.12. Ri-Futja e skllavërisë është i ndaluar në Islam. Ajo ishte shfuqizuar me konsensus universal.
    12. Është e ndaluar në Islam “ Dhuna në Fe” që të detyrohen njerëzit për të konvertuar me dhunë.
    13. Është e ndaluar në Islam mohimi i të drejtave të grave .
    14. Është e ndaluar në Islam mohimi i të drejtat të fëmijëve.
    15. Është e ndaluar në Islam për të miratuar dënimet ligjore (hudud) pa ndjekur procedurat

    e duhura që sigurojnë drejtësi dhe mëshirë.

    1. Është e ndaluar në Islam të torturohen njerëzit.
    2. Është e ndaluar në Islam të dhunohen dhe të masakrohen të vdekurit.
    3. Është e ndaluar në Islam që të atribuojnë veprime dhe krimet të shëmtuara në emër të

    Zotit.

    1. Është e ndaluar në Islam që të shkatërrohen varret dhe Tempujt e Profetëve dhe

    Shokëve.

    1. Kryengritja e armatosur është e ndaluar në Islam pa ndonjë arsye tjetër nëse vërehet mosbesim i qartë nga ana e sundimtarit dhe duke mos lejuar njerëzit të të adhurojnë Zotin.
    2. Është e ndaluar në Islam për të deklaruar një kalifat pa konsensus nga të gjithë myslimanët.
    3. Besnikëria ndaj kombit të çdo myslimani është e lejuar në Islam.
    4. Pas vdekjes së Profetit, Islami nuk i kërkon askujt që të emigroj diku.

    President-Trump-Official-Portrait-1280x1621.jpg

    ScanerPressFebruary 7, 2020573
    A janë të kënaqur amerikanët me jetën e tyre – Publikohen sondazhet

    Mund të ketë qenë një vit i vështirë për Donald Trumpin, i cili u përball me akuza në Senat, mes luftërave tregtare dhe kërcënimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, por amerikanët mendojnë se janë më mirë se kurrë më parë.

    Nëntë nga dhjetë qytetarë amerikanë janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me jetën e tyre, sipas një sondazhi të Gallup, një rekord që nga fillimi i më shumë se 40 viteve më parë.

    Besimi amerikan në ekonomi gjithashtu u rrit pas viteve të rritjes ekonomike dhe punësimit në rritje

     

     

    Ky sondazh vjen pasi presidenti Donald Trump fillon përpjekjen e tij për rizgjedhje, për të siguruar katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë pas mbikëqyrjes së rritjes ekonomike dhe regjistrimit të punësimit, transmeton Telegrafi.

    Ata që votuan Republikanët, paguhen më shumë se 100 mijë dollarë ose janë martuar, ka shumë të ngjarë të jenë të kënaqur ose shumë të kënaqur.

     

    Qytetarët më pak të kënaqur ishin ata që nuk janë martuar, Demokratë ose me më pak se 40 mijë dollarë, zbuloi sondazhi.

     

    Rezultatet u përpiluan pasi sondazhi pyeti më shumë se një mijë njerëz midis 2 dhe 15 janar përmes telefonit.


    trump.jpg?time=1664470868

    ScanerPressFebruary 7, 2020390

     

    Trump nga ana e tij, ka shprehur bindje për aftësinë e Kinës që të përballet me sfidën e epidemisë së koronavirusit, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

    Xi ka thënë se Kina e ka nisur “luftën popullore” kundër epidemisë duke vendosur “mobilizimin kombëtar dhe masat më të rrepta për pengim dhe kontroll”, ka transmetuar mediumi kinez CCTV.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555