TË FUNDIT:
    image-239-e1656405947724.png?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 20221360

    Robert Berisha dhe e dashur e tij, Laureta Maqedonci, janë duke kaluar çaste të bukura së bashku, disa prej të cilave i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

    Çifti i ri kanë ardhur me të tjera poza të përbashkëta, të cilat i kanë shpërndarë në profilet respektive në rrjetet sociale.

    Kujtojmë që lidhja e tyre u bë e ditur vetëm pak muaj më parë dhe u konfirmua nga muzikanti, i cili së fundmi është duke e bërë për mrekulli edhe rolin e moderatorit.


    Ganimete-Musliu-850x487-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022670

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet shkarkuar për mosefikasitet.]

    Këto deklarata Musliu i ka bërë pasi deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se ministrja Haxhiu “po punon 16 orë në ditë, me qitë diçka në dritë”.

    “Një minister/e qe i duhen 16 orë me e kry punën e 8 orëve duhet shkaruar për mos efikasitet”, ka shkruar deputetja Musliu sipër fotos së publikuar.

     


    3-92-750x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022430

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot janë deklaruar rreth mundësisë së mbajtjes së protestave dhe grevave, ndërsa theksuan se kryeministri Albin Kurti i donë grevat dhe protestat dhe se këtë dëshirë do t’ia plotësojnë në shtator.

    Në një komunikatë për media thuhet se SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme.

    SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme.

    Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin.

    SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij.

    SBASHK-u duke respektuar zërin e anëtarësisë ishte i gatshëm të shkonte në grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së, por Ligji mbi grevat e obligonte të përdorej edhe mundësia e fundit në përpjekje për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin ligjor. Sindikatat e respektuan Ligjin dhe caktuan ndërmjetësuesin ligjor, i cili edhe bëri gjithë angazhimet brenda kompetencave ligjore të tij, por as kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe me këtë ata sikur nuk po duan dialog e qetësi sociale, po protesta e greva.

    Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri do të ndryshoj qasjen dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë dëshirën Kryeministrit dhe Qeverisë dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.

    Këtë nuk po e deklarojmë sa për të thënë diçka, por është vendim i Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të SBASHK-ut, nëse deri në shtator nuk plotësohen kërkesat tashmë të njohura. /Telegrafi/


    nor.png?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022960

    Përveçse këngët e saja shndërrohen në hite, Nora Istrefi është e njohur edhe për dukjen mahnitëse dhe linjat e admiruara trupore.

    Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 1.1 milion fansa në Instagram, ku nuk mungojnë edhe fotografitë në poza tërheqëse.

    Nora pozoi e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të gjatë dhe të gjerë që I kombinoi me një palë atlete të bardha.

    Pamja e saj e kompletua me një grim të theksuar, ndërkaq flokët i la të lidhura lartë, ndërsa i vendosi edhe një palë vathë në formë të fluturës.


    Untitled-design-5-1392x783-1-1280x720.jpeg

    ScanerPressJune 28, 2022720

    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka vendosur që të pushoj në Antalya të Turqisë, pak ditë pasi arriti marrëveshjen për energji me Serbinë.

    Ai është parë bashkë me familjen e tij në aeroportin e Antalyas duke hipur në autobus për të vazhduar në hotelin ku ka zgjedhur të pushoj.

    Njeriu më i besuar i kryeministrit Albin Kurti në qeveri dhe dialog me Serbinë, Besnik Bislimi nuk ka qëndruar në Prishtinë për ta pritur ndërmjetësin evropian të dialogut Miroslav Lajçak pasi që kishte kryer rezervimet për pushime më herët.


    Screenshot_8-9-696x390-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022490

    Avokati Arianit Koci ka vazhduar debatin për shaminë.

    Ai ka thënë se nuk është kundër mbajtjes së shamisë, duke treguar se i pëlqen diversiteti fetar.

    Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar për gjyshin e tij hoxhë, duke thënë se ai ka qenë më i shkolluar se shumë hoxhallarë të ditëve të sotme.

    “Para rreth 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë të sotit. Natyrisht, ka edhe tash hoxhë të ngritur dhe shumë zotëri në Kosovë. I kam miq dhe kam respekt të madh për ta. Absolutisht nuk jam kundër shamisë. Këtë e kam thënë edhe publikisht. Për më tepër, diversiteti më pëlqen. Por, a kam dëshirë me e mbajtë shaminë gruaja apo vajza ime? Jo! Në anën tjetër, munden edhe mos me më pyet. Sidoqoftë, sado që jam liberal kam të drejtë me i komentu ngjarjet dhe fenomenët në shoqëri”, ka shkruar ai.

    Me tej, ai ka treguar se beson në Zot dhe së për të kombi është mbi fenë.

    “Edhe njëherë te shamia. Ajo nuk është problem. Aspak! Le ta mbanë kush ka dëshirë. Madje, është fakt notorë, unë e kam mbrojtur publikisht të drejtën e gruas me e mbajtë shaminë, nëse nuk është e ndaluar me ligj. Problem është depërtimi dhe imponimi i kulturës arabe në shoqërinë tanë. Depërtimi i dokeve dhe zakoneve që nuk janë autoktone shqiptare. Disa zonja, nuk e mbajnë shaminë dhe dimijat e gjysheve tana. E kanë dukjen e zonjave arabe. Por, edhe ajo është e drejtë e tyre. Në anën tjetër, nuk është traditë e jona me i martu katër gra. Nuk është traditë e jona me u dukë si arab. Shifeni foton: asnjëri nuk ka mjekër apo pantallona mbi zogun e këmbës. Pse? Jemi mysliman të Evropës”, ka shkruar ai.


    0-180-1140x570-2.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022360

    5 mijë e 895 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me përditësimin e të dhënave rreth gjendjes me koronavirus nëvKosovë, ndërsa ka pasur rritje të rasteve të reja, shkruan Gazeta Metro.

    Sipas IKSHP, në testimet e fundit 64 qytetarë kanë rezultuar me koronavirus.

    Pak mbi 30 është përqindja e rasteve të pozitivitetit  derisa raste aktive, aktualisht janë 322.

    Fatmirësisht, të vdekur nuk ka si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë vaksinuar vetëm 64 persona.

    Statistikat e plota:


    Screenshot_7-11.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022590

    Pelegrini serb në Graçanicë detyrohet ta heqë bluzën me mbishkrime nacionaliste

    Në Gracanicë ka filluar grumbullimi i pelegrinëve serbë që vijnë për ta festuar Vidovdanin.

    Njëri prej tyre nuk u lejua të futej brenda hapësirës ku po mbahej ceremonia. Pasi mbante veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste.

    Policia e detyroi ta zhvishte bluzën në mënyrë që të mund të kalonte tutje.


    jaht.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022510

    Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit.

    Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.

    Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.

    Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.

    https://video.gjirafa.com/joqalbania-290629535-2782136095263435-4286878959844722047-n-1-mp4-2


    0-271-750x375-1.jpeg?time=1656495188

    ScanerPressJune 28, 2022260

    Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ecë para me liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ai ka theksuar se janë të gatshëm të formojnë një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton KlanKosova.tv.

    “Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për këtë në një mënyrë të ngjashme si në rastin e Shqipërisë: jemi gati të krijojmë një udhërrëfyes së bashku me shtetet tona anëtare për të adresuar shqetësimet specifike”.

    “Autoritetet e shteteve anëtare (agjencitë e zbatimit të ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren për të ndihmuar Kosovën. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme financiare, teknike dhe politike këtij procesi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të na japë zotime dhe realizime të qarta”, ka thënë Varhleyi në një takim të Komisionit Evropian për Ukrainën.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555