TË FUNDIT:

    Shiten me të madhe bileta njëdrejtimëshe për fluturim nga Moska, pas adresimit të Putinit për mobilizim

    ScanerPressSeptember 21, 20220
    Capture-66

    Fluturimet njëdrejtimëshe nga Rusia u shitën me shpejtësi të madhe këtë të mërkure pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm dhe thirri menjëherë 300,000 rezervistë, raportoi gazeta online Reporteri.net.

    Njoftimi i Putinit, i bërë në një fjalim televiziv në mëngjes, ngjalli frikën se burrat në moshë luftarake nuk do të lejoheshin të largoheshin nga Rusia.

    Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ftesa do të kufizohej për ata me përvojë ushtarake profesionale dhe se studentët dhe ata që shërbenin vetëm si rekrut nuk do të ftoheshin.

    Megjithatë, të dhënat e Google Trends treguan një rritje drastike të kërkimeve për Aviasales, e cila është faqja më e njohur në Rusi për blerjen e fluturimeve, shkruan Reuters.

    Fluturimet direkte nga Moska për në Stamboll, Turqi dhe Jerevan, Armeni, të dyja destinacione që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, janë shitur sot që të gjitha, sipas të dhënave.

    Disa rrugë lidhëse, duke përfshirë ato nga Moska në Tbilisi, ishin gjithashtu të padisponueshme, ndërsa fluturimet më të lira nga kryeqyteti në Dubai kushtonin më shumë se 300,000 rubla (5,000 dollarë) – rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore në Rusi.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555