TË FUNDIT:

    Rrahman Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat

    ScanerPressSeptember 21, 20220
    0-184-1140x570

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është takuar me Komisionin për Arsim.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton.

    Sipas tij, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.

    “Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe Qeveria që ai e drejton”, tha Jasharaj.

    Përderisa Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

    Greva në arsim ende është duke vazhduar për shkak se qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e SBAShK, për pagesë prej 100 eurosh deri sa të miratohet ligji për pagat.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555