TË FUNDIT:

    Aksioni “Brezovica 6”, në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë të MMPHI-së, KEDS-it dhe biznesmenë

    ScanerPressSeptember 21, 20220
    0-183-750x375

    Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Podujevë, meqë rast janë arrestuar shtatë persona.

    Lajmin e ka konfirmuar  prokurori i rastit, Rasim Maloku.

    “Aksioni është duke vazhduar sot në Prishtinë ndaj tetë personave, janë bastisur 11 lokacione, prej tyre dy janë në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë. Tetë persona janë të pandehur, ndërsa janë arrestuar shtatë. Tre janë të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, një i KEDS-it dhe tre janë biznesmenë-investitorë”, tha Maloku për “Betimi për Drejtësi”.

    I njëjti shtoi se aksioni është në përfundim dhe se ka filluar në ora 06:00.

    Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se i njëjti po realizohet në koordinim me organet e drejtësisë.

    “Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555