TË FUNDIT:

    Aksion i policisë në Rajonin e Ferizajt/ Konfiskohen mbi 7 mijë kg mjaltë pa origjinë

    ScanerPressSeptember 21, 20220
    0-192-750x375

    Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për disa mallra të dyshuara (mjaltë) pa origjinë që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

    Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

    Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5 033 kg mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2 075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

    Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës, inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes, për procedura të mëtjeme hetimore.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555