TË FUNDIT:

    Xhelal Sveçla e kthen sërish në krye të AME-së, Fadil Kodrën

    ScanerPressSeptember 20, 20220
    0-8-1140x570

    Fadil Kodra është kthyer sërish në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhim Emergjent. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka nënshkruar vendimin ku Kodrës do ti kompensohet paga nga data 17.07.2022 deri në ditën e nxjerrjes së këtij vendimi.

    Lajmin për kthim në pozitën e njëjtë, e ka publikuar avokati i Kodres, Faton Fetahu, transmeton IndeksOnline.

    Kthimi i tij në krye të AME-së erdhi pas vendimit që mori ditë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    “Ju njoftoj se sapo pranova Vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me të cilin z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Siç e dini, vendimi i mësipërm është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë z. Kodra në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm”, ka thënë Fetahu.

    Pas vendimit të sotëm, sipas avokatit mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë.

    “Me këtë rast, nuk mund të mos e falënderoj edhe publikisht z. Kodra për besimin që ma ka dhënë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e tij juridik në këtë betejë. Siç e kam theksuar edhe në fillim, z. Kodra nuk është një emër i zakonshëm – i cili për dy dekada pas lufte, ka shërbyer me nder dhe përkushtim në institucionet ku ka punuar – por mbi të gjitha, ai është një nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë të lavdishme – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është njëri ndër etërit e celulave të para të saj”, ka deklaruar avokati./IndeksOnline/

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555