TË FUNDIT:

    Dafina Zeqiri shfaqë format trupore në fotot e reja atraktive!

    ScanerPressSeptember 14, 2022
    dafina-zeqiri-7845611

    Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka përmbyllur një sezon verore tejet të suksesshme me angazhime të shumta në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

    Ndërsa, tani ajo po shijon disa ditë pushim e të cilat po i kalon me partnerin e saj, Dj Geek ndërsa nuk kanë munguar postimet e ndryshme në rrjete sociale.

    Së fundmi, krijuesja e hitit “Malli” ka postuar imazhe të reja duke vënë në planë të parë format e saj joshëse të trupit.

    Dafina u paraqit e veshur me një bluzë të zeze të kombinuar me xhaketë lëkure dhe xhinse ndërsa edhe mbante një palë syze dielli në sy.

    Në një tjetër imazh këngëtarja ka fokusuar xhinset e grisura tek të pasmet, ndërsa pozoi edhe duke mbajtur barkun me duar nën pantallona.

    “Ndonjëherë treni i gabuar të çon në stacionin e duhur”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve ku nuk munguan komentet nga ana e fansave.

    Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës është “Dhimbje dhimbje” që e solli në muajin gusht dhe u prit mirë nga ana e adhuruesve të këngëtares.

    Deri më tani ky projekt ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555