E dhimbshme: Ndërron jetë rrugës për në spital shoferi i kamionit që goditi murin e një shtëpie në Gjilan

Sot ka ndodhur një aksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një kamion ishte goditur për murin e një shtëpie. Sinjali mëson se shoferi i kamionit ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali pronari i firmës së kamionit “Riza Trans”, Riza Avdyli.
Bëhet e të ditur se shoferi ka ndërruar jetë derisa ishte rrugës me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit.