TË FUNDIT:

    Sa janë të kënaqur qytetarët me kryetarët e komunave, e tregojnë statistikat e sondazhit zvicerran

    ScanerPressJuly 23, 2022
    foto-per-A1-600x360-1

     

    Një sondazhi i kryer nga organizata zvicerane HELVETAS shfaq kënaqshmërinë e qytetarëve kosovarë me qeverisjen lokale.

    Një sondazh të tillë e ka publikuar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cila u tregua kritike për rezultatin në komunën nga ajo vjen, Gjilanin.

    Në kryeqytet qytetarët që janë shprehur plotësisht të kënaqshëm me qeverisjen e Përparim Ramës nga LDK-ja janë 29.5 përqind, ndërsa 41.7 përqind e të anketuarve janë shprehur se janë disi të kënaqur me të.

    Një përqindje më e vogël është shënuar me gjilanasit. 19.4 përqind e tyre janë shprehur shumë të kënaqur me punën e kryetarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni. Ndërkaq, 56.1 përqind e tyre janë disi të kënaqur.

    Përqindja e qytetarëve të kënaqur zvogëlohet edhe më në Gjakovë, e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së, raporton Express.

    Vetëm 12.9 përqind e tyre thanë se janë të kënaqur plotësisht me punën e tij, ndërsa disi të kënaqur e prezantuan veten 28.9 përqind e gjakovarëve.

    Por, përqindje më e mirë është shënuar për Pejën që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

    Thuajse gjysma e qytetarëve, 48 përqind, janë shprehur plotësisht të kënaqshëm me punën e tij. Në po këtë përqindje janë shprehur edhe qytetarët që janë disi të kënaqur me punën e Muhaxherit.

    Në Prizren gjysma e qytetarëve janë shprehur disi të kënaqur me punën e Shaqir Totajt të PDK-së, por vetëm 9.9 përqind e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur me punën e tij.

    Për punën e bashkëpartiakut të Totajt në Mitrovicë, Bedri Hamza, 20.9 përqind e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur, derisa përqindja e atyre disi të kënaqur shkon në 51.6 përqind.

    Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor 2021.

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555