TË FUNDIT:

    Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

    ScanerPressJuly 2, 2022
    1-9-750x375

    Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.

    “Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në

    rrjetet sociale.

    Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.

    Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe Shqipërisë.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555