TË FUNDIT:

    Bytyqi Kurtit: E more në qafë popullin, 42 mijë qytetarë braktisën vendin në vitin 2021

    ScanerPressJune 29, 2022
    Untitled-design-7-1392x783

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka rikujtuar kryeministrit Kurtit largimin e 42 mijë qytetarëve nga Kosova, që u bë në vitin 2021.

    Sipas saj, një trend I tillë i migrimit shihet si një dështim i qeverisjes aktuale.

    “Mirëmëngjesi kryeministër S’e di a e dini, meqenëse ju i dini të gjitha. Janë mbi 42 mijë qytetarë që braktisën vendin nga viti 2021. A nuk është kjo alarmante për ju, e njëkohësisht e dhimbshme? Dështimi e keqqeverisja nuk është ndryshe. Na e more në qafë këtë popull!”, shkroi deputetja e AAK-së.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555