Nora Istrefi vjen plot stil, vë në fokus linjat mahnitëse të trupit


Përveçse këngët e saja shndërrohen në hite, Nora Istrefi është e njohur edhe për dukjen mahnitëse dhe linjat e admiruara trupore.
Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 1.1 milion fansa në Instagram, ku nuk mungojnë edhe fotografitë në poza tërheqëse.
Nora pozoi e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të gjatë dhe të gjerë që I kombinoi me një palë atlete të bardha.
Pamja e saj e kompletua me një grim të theksuar, ndërkaq flokët i la të lidhura lartë, ndërsa i vendosi edhe një palë vathë në formë të fluturës.