TË FUNDIT:

    Arrestohet Don Xhoni, i gjinden një armë dhe disa fishek në veturë

    ScanerPressJune 27, 2022
    don_xhoni_188083786_1346658772402554_6456144665320546876_n-e1622531804772

    Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni ditën e sotme është arrestuar në Prishtinë.

    Reperit kosovar, pas një kontrolle nga policia, i kanë gjetur një armë e tipit “Zastava” dhe 6 fishekë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se reperoi është shoqëruar në stacion policor.

    “Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Don Xhoni është shoqëruar në stacion policor për të vazhduar tutje me procedurat tjera.

    “Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, shtoi zëdhënësi i policisë./Reporteri.net/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555