TË FUNDIT:

    Osmani: Patëm mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave

    ScanerPressJune 23, 20220
    3-82-1140x570

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel.

    Ajo thotë se si asnjëherë më parë morën mbështetje nga të gjithë liderët për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Indeksonline.

    “Sot në takimin e përbashkët mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është dhënë një përkrahje deklarative nga një numër natyrisht i madh i liderëve sa i përket Kosovës, në të gjitha aspektet. Në radhë të pare shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës që i jep sinjal të mirë pasi të aplikojmë për statusin e kandidatit do të trajtohet me seriozitet dhe e treta Kosova është falënderuar nga shumica dërmuese aty për vendimin e saj që ti bashkohet Bashkimit Evropian dhe të bashkërendohet me BE sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

    Forumi ku votohet për liberalizimin e vizave.. këtu vetëm janë dhënë deklarata politike dhe dua të them se për here të pare kemi dëgjuar deklarata mbështetëse edhe nga disa shtete që në të kaluarën kanë qenë hezituese dhe janë dhënë sinjale pozitive por vendimi nuk merret në atë format. Nga ajo që dëgjuam sot kemi shpresa qe liderët që ishin aty do ta shtyjnë përpara sa më pare të jetë e mundur këtë çështje.

    Asnjë shtet i vetëm nuk u deklarua kundër, kemi nevojë për votim dhe të ecim përpara me një vendim. Ne i kemi dhënë të gjitha argumentet tona, Kosova e ka kryer punën e saj. Tani i takon BE që të veprojë”, u shpreh Osmani./Indeksonline/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555