TË FUNDIT:

    Muja thotë s’duhet tërhequr Trusti ngase qeveria po i ndihmon qytetarët: Janë hapur 25 mijë vende pune, kemi performancë të mirë ekonomike

    ScanerPressJune 23, 20220
    0-227-750x375

    Përderisa në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i propozuar nga PDK, deputeti i VV-së, Armend Muja ka shprehur qëndrimet e Komisionit për Buxhet Punë dhe Transfere kundër këtij projektligji.

    Muja ka thënë se propozim nënkupton që nënkupton tërhiqen 594 milionë euro është ndërtuar në favor të 5 përqind të kontributdhënësve të cilët do të përfitonin më së shumti nga tërheqje e mjeteve, shkruan Reporteri.net. Ai ka thënë se si Komision duhet të ndalojnë edhe përmes intervenimeve ligjore përpjekjet për të shkatërruar Fondin Pensional.

    Muja po ashtu ka potencuar se Kosova vazhdon të ketë performancë të mirë ekonomike dhe se janë krijuar 25 mijë vende të reja pune.

    “Tregu i punës është stabilizuar, vendet e prekura të punës gjatë pandemisë janë kthyer, janë hapur edhe 25 mijë vende të punës.

    Kosova vazhdon të ketë performancë të mirë ekonomike. Ky propozim nënkupton të tërhiqen 594 milionë euro. Ky propozim është ndërtuar në favor të 5 përqind të propozuesve që i kanë punët mirë.

    Masat e propozuara nga qeveria prekin një grup më të madh përfituesish.

    FMN dhe Banka Botërore kanë kundërshtuar fuqishëm këtë propozim. Ne si Komision duhet të ndalojmë edhe përmes intervenimeve ligjore përpjekjet për të shkatërruar fondin Pensional. Ato janë të obligueshme për të gjithë qytetarët dhe mund të tërhiqen vetëm pas moshës 65 vjeçare”, u shpreh Muja në seancën e Kuvendit.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555