TË FUNDIT:

    Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, kështu votoi Parlamenti Holandez

    ScanerPressJune 23, 20220
    5-3-750x375

    Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, raporton Gazeta Express.

    “Mocioni për liberalizimin e vizave në Kosovë Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE; Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim; a Kërkon nga qeveria, në bazë të këshillës së Komisionit, të shqyrtojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një afat të shkurtër; Dhe vazhdon sipas rendit të ditës”, thuhet në letrën e Mocionit të deputetes Kati Piri, raporton Gazeta Express.

    Ky mocion është hedhur në votim, dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

    Nga 150 deputetë sa kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

    Ky disponim i Parlamentit holandez ka nxitur edhe reagimin e deputetes Kati Piri, e cila ka thënë se është lajm i mirë që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, meqë vendi i saj ka mbajtur pozicion bllokues./GazetaExpress/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555