TË FUNDIT:

    Ish-ambasadori i Kosovës: Osmani dhe Kurti janë fajtorët kryesorë për mosliberalizmin e vizave për Kosovën

    ScanerPressJune 23, 20220
    ee-2-1

    Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, si fajtorë kryesorë për mosliberalizmin e vizave për Kosovën po i sheh presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Cana tha se Kosova ka pasur mundësi që ta kishte liberalizimin që nga viti 2014-të kur e kishte marrë edhe Ukraina, por si pasojë e mosvotimit të demarkacionin kjo ishte pamundësuar.

    “Ne kemi mundur ta marrim liberalizmin e vizave kur e kanë marrë Ukraina edhe këto shtete edhe fatkeqësisht sot presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës ishin figurat kyçe që e pamundësuan që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave. Ky është fakt domethënë i pamohueshëm”- tha Cana në Klan Kosova.

    “Fajtorët kryesorë janë. Sepse po t’i kishte përmbushur kriteret Kosova me demarkacionin në atë kohë i cili është aprovuar pas disa viteve ne do ta kishim liberalizmin e vizave siç e ka sot Ukraina”- shtoi ai.

    “Pra, ky është skandali i parë i cili na dëmtoi. është përdorur edhe dhunë edhe gaz lotsjellës dhe është pamundësuar votimi dhe sot ne nuk kemi liberalizim të vizave”.

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555