TË FUNDIT:

    Isa Mustafa për Haxhi Avdylin: Me u marrë me të, si me u marrë me jashtëqitjet

    ScanerPressJune 23, 20220
    Screenshot_1-28-1140x570

    Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si njërën nga bllokuesit e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se Osmani së bashku me disa të tjerë në qeverinë e Kosovës do të duhej të mos flisnin për liberalizimin e vizave.

    “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, ka thënë Mustafa.

    Ndaj Mustafës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i cili e ka cilësuar Mustafën si shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.

    “I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për Asociacion. Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka thënë Avdyli.

    Karshi kësaj deklarate ka reaguar ashpër ish-kryeministri i Kosovës. Përgjigja e Mustafës ndaj deklaratave të deputetit të VV-së ishte e shkurtër.

    “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai për lajmi.net.

    Me ish-kryeministrin Mustafa kanë polemizuar edhe nga Zyra e Presidencës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje, si dhe për çështje të liberalizimit të vizave.

    “Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës [liberalizimi i vizave]. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe”, deklaroi ndër të tjera ai.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555