TË FUNDIT:

    Dimal Basha: Pacienti Kosovë vuante nga sëmundja ‘krim dhe korrupsion’, u shërua pasi erdh një ‘specialist’ në krye

    ScanerPressJune 23, 20220
    3-77-750x375

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një përshkrim interesant për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, raporton Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Basha ka thënë se sipas ambasadorëve, raporteve dhe organizatave ndërkombëtare, Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion’.

    Por sipas Bashës, gjendja e siç e quan ai, ‘pacientit Kosovë’, u normalizua me ardhjen e një ekipi mjekësh me një specialist në krye, duke iu referuar Qeverisë në krye me Albin Kurtin.

    “Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë i Bashës:

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë po thotë se vizita e Kancelarit dhe Ministres së Punëve tê Jashtme ndërlidhet me performancën në luftën për sundim të ligjit dhe faktin që Qeveria Kurti ka qenë e para që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

    Pra kaq i thjeshtë është përshkrimi!

    Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555