Tahiri: Konjufca ndërpreu seanën në mënyrë arbitrare dhe të paprecedentë, qëllimi ishte bllokimi i Trustit

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryetari i Kuvendit e ndërpreu pa arsye seancën, me qëllim të bllokimit të Trustit, raporton Gazeta Blic.
Në një konferencë për media pas seancës, ai tha se seanca u ndërpre në mënyrë të paprecedentë dhe arbitrare.
“Jeni dëshmitarë të asaj që po ndodh në Kuvend. Pushteti i udhëhequr nga VV dhe Albin Kurti po gjejnë metoda për ta penguar votimin e Trustit. Kjo ka nisur nga PDK, deputeti Bekim Haxhiu, një iniciativë që ka qenë artikulim i kërkesave të qytetarëve. Edhe sot në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë arbitrare u ndërpre seanca e Kuvendit, kur ishim te pika për votimin e Trustit. Ai tha se nesër vazhdon seanca. Ju e patë që ishin 80 deputetë në Kuvend dhe nuk kishte asnjë arsye që të ndërpritet seanca. Nuk dihet nesër se çfarë arsye do të përdorin për ta bllokuar Trustin”, tha Tahiri.