TË FUNDIT:

    Një ditë përpara mbledhjes, këshilltarja e BE-së ia dorëzon Macronit një letër për liberalizim vizash ndaj Kosovës

    ScanerPressJune 22, 20220
    0-216-750x375

    Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia bashkëngjitur edhe peticionin me 16 mijë nënshkrime që mbështesin këtë nismë.

    Schneeberger ka treguar në letër se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

    “Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

    Në letër theksoet se vizat nxisin shpenzime financiare dhe kjo ia vështirëson jetën kosovarëve.

    Letra e saj u dorëzua një ditë para se Këshilli Evropian ta bëjë pjesë diskutimi çështjen e lëvizjes lirshëm për Kosovën. /Lajmi.net/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555