TË FUNDIT:

    Ardian Kastrati (PDK): Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin

    ScanerPressJune 22, 20220
    0-91-750x375

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar që deputetët, pa dallim partie të votojnë pro tërheqjes nga Trusti.

    Ai me anë të një postimi në Facebook ka fajësuar Qeverinë e cila sipas tij po prodhon kaos ekonomik në Kosovë dhe po tregohet e paaftë për të reaguar në këtë situatë kritike ekonomike, shkruan lajmi.net.

    Sipas tij, Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin.

    “Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi”, ka shkruar Kastrati.

    Postimi i plotë i Kastratit:

    Të nderuar miq,

    Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetariëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.

    Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi.

    Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit. /Lajmi.net/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555