TË FUNDIT:

    Nëse i hani këto ushqime në mëngjes, do të humbni peshë

    ScanerPressMay 28, 2022
    peshore

    Një vakt që është shumë i rëndësishëm kur doni të hani shëndetshëm dhe të humbni peshë është mëngjesi.

    Por është e rëndësishme që të hani ushqimet që duhen. Më poshtë, janë disa ushqime që mund të hani për mëngjes, të cilët janë aleatë të shkëlqyer në humbjen e peshës.

    Vezët

    Vezët janë të pasura me proteina dhe është vërtetuar se rrisin ndjenjën e ngopjes dhe reduktojnë marrjen e ushqimit më vonë gjatë ditës.

    Kosi

    Kosi është një ushqim i pasur me proteina, i lidhur gjithashtu me reduktimin e urisë dhe reduktimin e marrjes së ushqimit.

    Manaferrat

    Manaferrat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra. Studimet kanë treguar se ngrënia e tyre mund të ndihmojë në uljen e marrjes së kalorive dhe humbjen e peshës.

    Grejpfrut

    Grejpfruti është një ushqim me pak kalori i pasur me ujë dhe fibra. Studimet kanë treguar se ndihmon në procesin e humbjes së peshës, dhe grejpfruti i freskët është një shtesë e shkëlqyer për smoothie-t dhe sallatat e frutave.

    Kafe

    Kafeja përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrat, dhe konsumimi afatgjatë i kafesë ndihmon në kontrollin e peshës. Gjithsesi kujdes mos e teproni me sheqerin dhe qumështin.

    Kivi

    Kivi është një tjetër frut i pasur me fibra, falë të cilave ul oreksin dhe përshpejton rënien në peshë. Ky frut jeshil vepron edhe si një laksativ natyral.

    Çaji jeshil

    Çaji jeshil dhe përbërësit e tij ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe kalorive, gjë që ndihmon në humbjen e peshës. Ka disa mënyra për të shijuar çajin jeshil – mund të shtoni limon të shtrydhur, pak mjaltë, xhenxhefil, nenexhik.

    Farat Chia

    Farat e vogla por të fuqishme Chia janë një shtesë e shkëlqyer për mëngjes. Ato janë të pasura me fibra dhe proteina, dhe mund t’i shtoni në çaj, tërshërë, smoothie… Hulumtimet kanë treguar se shtimi i farave chia në mëngjes ndihmon për të humbur peshë.

    Farat e lirit

    Farat e lirit janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat rritin ndjenjën e ngopjes dhe reduktojnë oreksin. Mund t’i shtoni mbi drithëra, t’i përdorni për smoothiet ose t’i përzieni me ujë për të rritur marrjen e fibrave.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555