TË FUNDIT:

    Labi: Shteti dhe Qeveria duhet të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore, shkoi poshtë rinia

    ScanerPressMay 27, 2022
    labi-collage

    Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, është shumë aktiv e shpesh përkujdeset që të japë opinionin e tij në lidhje me çështje të ndryshme.

    Në një live të bërë së fundmi në Facebook, artisti shqiptar ka kërkuar nga shteti dhe qeveria që të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore.

    Ai madje u ka bërë edhe një lutje prindërve që të kujdesen sa më shumë për fëmijët e tyre, pasi tani janë pre e shumë gjërave e problemeve sociale si: krimit, varësisë e drogës.

    Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

    “Shteti dhe Qeveria, duhet të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore se shkoj posht rinia e kësaj kohe nē vendin tonë.

    Unë dhe ne , e dim mirē që keni shumë telashe si qeveri dhe punë të rendesishme me shumë kerkesa, por jeta e femijeve të secilit nga ne, qoftë edhe femiju i kryeministrit apo i presidentes, duhet të kanë kujdesin në shkollat tona , sidomos në shkollat e mesme dhe fillore…!

    Ndoshta edhe po gabojë që reagojë, por ta dini, se shkatrrim e sipër është rinia jonē, dhe dikush po investon me i shkatrru e me i largu nga çdo parim që shqiptari kishte dikur…!

    Pasha besën, në shkollën fillore e të mesme kur ne ishim nē shkolla, kurrë mendja nuk ka shkuar me i menduar këto gjera, ndersa sot; KOKAINA E KA… E PI… promovohen edhe nēpër këngë e texte, nëpër klipe dhe emisione të ndryshme!

    Gjynah çka po ndodh në këtë vend.

    Prindër e familjar, kujdesuni për femijet e juaj se milionat kanë me ju hargju, por investimi dhe kujdesi ndaj tyre është primar në jetën tonē.

    Labi, Kosovë e Shqipërisë”.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555