TË FUNDIT:

    Armend Zemaj i LDK-së: Qeveria Kurti është populliste, demagoge dhe e tru-shpëlarjes

    ScanerPressMay 21, 2022
    sws

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kërkuar që të dihen saktë se sa mjete janë grumbulluar, ngase sipas tij, të gjithë kanë të drejtë të kenë informacione.

    Por ai thotë se mospublikimi i mjeteve të mbledhura është sinjal që Qeveria po mundohet t’i përdor ato para për të mbuluar ndonjë dështim në sektorët ku ka zbrazëtira.

    “Mënyra e Fondit duhet të jetë transparente sepse janë qytetarët dhe janë donacione të cilat vijnë nga vullneti dhe nga dëshira sidomos e qytetarëve shqiptar të Kosovës dhe të tjerëve që mund të kenë lidhje në kuptimin emocional, por edhe të ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e infrastrukturës në ushtrinë e re të Kosovës”.

    Madje ai thotë se Qeveria është e mbështetur vetëm me qëllimin e populizmit, demagogjisë e tru-shpërlarjes sa për të qëndruar në pushtet, raporton EO.

    “Nuk e di pse është i mbyllur duket që është në logjikën e njëjtë se si funksionojnë këta si Qeveri ose me një momentum të caktuar t’i përdorin ato para për të mbuluar ndonjë dështim të tyre jo vetëm në këtë sektor por edhe në sektorë të tjerë ku ka zbrazëtira edhe nevoja financiare”.

    “Kështu e shoh edhe trajtimit më mbylljen e transparencës së këtij Fondi, por vetë titulli i kësaj ministrie shihet që fare pak është i interesuar në këtë proces. E shohim një ministër të mbrojtjes që sorollatet nëpër Kosovë, vizita privat. E gjithë kjo Qeveri është e mbështetur vetëm me qëllimin e populizmit, demagogjisë dhe trushpërlajes së njerëzve sa për t’u mbajtur në pushtet”, tha Zemaj.

    Me 2 mars Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555