Vdes kontribuesi i UÇK-së, nuk kishte aplikuar kurrë për statusin e veteranit

Gjatë së premtes ka vdekur një nga kontribuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexh Duraj nga fshati Mazrek.
Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Has.
“OVL UÇK HAS u shpreh ngushëllime mete Sinqerta Familjes Duraj për Vdekjen e Hershme te Rexh Duraj nga fshati Mazrek.Rexh Duraj Ishte një Kontribus Gjat luftes Çlirimtare por kurr nuk pranoj tė Aplikonte për Veteran.Rresspekte Lavdi Vepres të Rexh DurajNgushëllime Familjes Miqëve Bashkëluftarve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkohë varrimi i Rexh Durajt do të bëhet të shtunën në ora 14:30.