TË FUNDIT:

    Kosova arrin marrëveshjen me MCC-në, përfiton projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji

    ScanerPressMay 13, 20220
    FSqbvNJWAAEEGa7-1392x928

     

    Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.

    Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    “”Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

    Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, para një jave.

    Përmes një postimi në Tëiter, Kurti tha se ka biseduar me Albright për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës.

    “Një nder i veçantë për t’u [email protected]_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555