TË FUNDIT:

    Emisari Sarrazin: Gjermania po punon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

    ScanerPressMay 13, 20220
    sarr

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është deklaruar për media pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilën kanë biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve.

    Gjatë konferencës pas takimit, Sarrazin ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

    Sipas tij, Gjermania po mundohet që t’i bindë partnerët e saj në BE, që ta pranojnë dhe të pajtohen që kjo të ndodh edhe për kosovarët, shkruan Reporteri.net

    “Liberalizimi i vizave është një temë e rëndësishme në komitetet vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe do të votojmë në favor të saj. Mund të na besoni në këtë. Po ashtu, kemi folur me partnerët tanë, dhe u kemi thënë që ne mendojmë se të gjitha kriteret janë përmbushur… po i bindim me argumente se është e drejtë dhe e nevojshme që të bëhet”, ka thënë Sarrazin.

    Por, ka thënë se Gjermania nuk mund të marr vendim e vetme.

    “Por, ne nuk vendosim për këtë vetëm, kështu që këtë pyetje duhet t’ua bëni edhe të tjerëve. Unë mund të flas vetëm për Gjermaninë dhe jo vendet e tjera në rajon Ne duam që Kosova të bëhet pjesë e çdo instituconi të BE-së, prandaj ishim në favor të këtij aplikimi”, ka deklaruar emisari gjerman./Reporteri.net

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555