TË FUNDIT:

    Haradinaj pritet në Departamentin e Shtetit: Marrëveshja me Serbinë arrihet vetëm me rolin aktiv të SHBA’së

    ScanerPressMay 11, 20220
    0-131-707x375

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se me Escobarin kanë biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë.

    Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    “Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555