TË FUNDIT:

    Tahiri: Mendoj se Thaçi do të pranonte një vizitë në Hagë nga presidentja Osmani ose kryeministri Kurti

    ScanerPressMay 10, 2022
    abelard-tahiri-696x457-1

     

    Shefi i deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar vizitat e shumta që po u bëhen kryesisht kohëve të fundit ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

    Tahiri ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi do të pranonte një vizitë në Hagë nga presidentja Vjosa Osmani ose kryeministri Albin Kurti.

    “Në parim duke e njohur presidentin Thaçi, një vizitë të tillë të nivelit të lartë shtetëror, qoftë nga presidenti, qoftë nga kryeministri, qoftë nga kryeparlamentari, nuk besoj se do të refuzonte. Besoj se do të pritej”, tha Tahiri në T7.

    “Në anën tjetër ne kemi pasur bashkëpunim në parlament në këtë rast me drejtues të VV’së, jo me z.Kurti por me z.Konjufca dhe të tjerë, mirëpo deri sot asnjëherë një çështje e tillë nuk është ngrit me ata”, shpjegoi ai. /Reporteri.net/.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555