Zelensky me “lutje urgjente” për NATO-n: Edhe sa koka duhet të priten që ta kuptoni?


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti lutjen e tij për NATO-n që të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke theksuar të enjten se ky do të ishte “hapi më i rëndësishëm” pasi Ukraina përballet me “bombardimet e pandërprera” nga Rusia.
“Ne duam një zonë ndalim-fluturimi sepse njerëzit tanë po vriten. Nga Bjellorusia, nga Rusia – këto raketa, këto raketa Iskander dhe avionë bombardues, po vijnë”, tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
“E pyeta Presidentin Biden, Scholz dhe Macron… dhe thashë, nëse nuk mund të siguroni një zonë ndalim-fluturimi tani, atëherë na tregoni kur?”
Duke folur gjatë një konference televizive për shtyp në Kiev, presidenti ukrainas vazhdoi të pyeste se sa njerëz të tjerë në Ukrainë duhet të vriten përpara se NATO të pranojë të vendosë një zonë ndalim-fluturimi.
“Nëse nuk mund t’u jepni ukrainasve një takim, sa kohë ju duhet? Sa njerëz duhet të hidhen në erë? Sa krahë, këmbë dhe koka duhet të priten, që të kuptoni? Unë do të shkoj dhe do t’i numëroj dhe do të presim derisa të kemi një numër të mjaftueshëm, “tha Zelensky në një lutje të pasionuar.
“Nëse nuk keni forcën për të siguruar një zonë ndalim-fluturimi, atëherë më jepni aeroplanë. A nuk do të ishte e drejtë?” vazhdoi ai.