Të famshmit shqiptarë solidarizohen me popullin ukrainas: Po lutemi për ju


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022.
Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për këto sulme kanë reaguar edhe figura të njohura të ekranit shqiptar, të cilët janë solidarizuar me popullin ukrainas.
“Zemra ime është me njerëzit në Ukrainë”, shkruan mes tjerash modelja Emina Çunmulaj.
Derisa në anën tjetër të shumtë kanë qenë ata që kanë shkruar se lutjet e tyre në këtë ditë janë për popullin ukrainas.
“Lutjet tona janë me njerëzit në Ukrainë, duke shpresuar që të jenë sa më të mbrojtur”, shkruan modelja nga Shqipëria.
Kujtojmë se tanimë ka nisur takimi i liderëve të G7 për të diskutuar rreth sulmit që Rusia i bëri mëngjesin e sotëm Ukrainës./Reporteri.net/