TË FUNDIT:

    Satelitët fotografojnë një kolonë të gjatë të trupave ruse që po shkon drejt Kievit

    ScanerPressFebruary 27, 2022
    imazh

    Imazhet satelitore së fundi kanë zbuluar kolona të gjata të trupave ruse të nisur drejt Kievit.

    Në fotot e publikuara pak më parë nga The Guardian, shihen trupat ruse në një kolonë me gjatësi 5.2 kilometra që po shkojnë drejt kryeqytetit ukrainas, transmeton Gazeta Express.

    Konvoji që është parë të jetë nisur drejt Kievit, në momentin e kapjes së imazheve ka qenë 64.3 km në jug të kryeqytetit.

    Nuk ka trupa ruse për momentin në kryqytet sipas kryetarit Vitali Klitschko, ndërsa raportohet për 22 të vdekur në Keiv që kur kanë filluar luftimet.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555