TË FUNDIT:

    Avdiu i thotë Tërnavës e të tjerëve: Ndihmojuni të varfërve, mos u merruni me çështje që nuk ju takojnë

    ScanerPressFebruary 23, 2022
    1-152-750x375

    Aktivistja Zana Avdiu i ka reaguar Bashkësisë fetare të Kosovës, të cilët përmes një deklarate kanë kërkuar nga deputetët, Qeveria dhe institucionet tjera që të heqin dorë nga përfshirja e kësaj të drejte në Kodin e ri Civil, ku hyjnë edhe martesat e gjinisë së njëjtë.

    Avdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Bashkësive fetare nuk u takon të merret me këto çështje, ndërsa i sugjeron ata që të mblidhen dhe t’u ndihmojnë familjeve në nevojë.

    Sipas saj, BIK-u nuk duhet të merret me çështje të cilat do të shkelnin të drejtat e njeriut.

    “Para se të merrni me këto çështje që nuk ju takojnë, sepse ligjet i bën tjetër kush, është mirë me u mbledh në një mbledhje urgjente e bashkësive fetare dhe në këtë kohë krize t’ju ndihmojnë familjeve të varfëra. Dhe më shumë do t’ju përkiste feve të cilat ata i përkasin, sesa të merreshin në gjana që do të thirreshin në shkelje të drejtave të njeriut”, tha Avdiu.

    Kujtojmë se Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e së drejtës së jetës së fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind”.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555