TË FUNDIT:

    Dagz dhe Einxhel të pandashëm – publikohen disa momente të tjera intime të çiftit në shtrat

    ScanerPressJanuary 11, 20220
    collage-10-780x439-1

    DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë çifti më i ri i krijuar në spektaklin e Big Brother VIP.

    Dyshja, të cilët ka kohë që po shijojnë qëndrimin brenda, vazhdojnë e sa bëhen më të afërt me njëri-tjetrin.

    Ata kanë shijuar një tjetër mbrëmjë në suitë së bashku në vaskë, e veç kësaj ndajnë çdo ditë edhe shtratin bashkë.

    Të njëjtit në disa video të tjera që janë shpërndarë në faqen e BB VIP duken shumë të afërt, gjersa moderatorja përkëdhelet gjatë tërë kohës nga DJ kosovar.

    Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në hapësirën për komente, disa prej të cilëve nuk e kanë pëlqyer këtë veprim.Einxhel dhe Dagz ndërkohë janë në nominim bashkë si dhe banori i tjetër, balerini Ilir Shaqiri.

    Njëri prej tyre ditën e sotme do ta lërë përfundimisht shtëpinë si dhe do të heqë dorë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Banori i fundit i largur nga BB VIP ishte opinionisti Meridian Ramçaj.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555