TË FUNDIT:

    Shkaku i Kosovës, Shqipëria tërhiqet nga botërori në Serbi?

    ScanerPressOctober 23, 20210
    0-260-737x375

    Shqipëria s’do të marrë pjesë në botërorin e boksit në Serbi nëse Kosovës nuk i lejohet që të marrë pjesë me të drejta të plota si çdo shtet tjetër.

    Në mëngjesin e së shtunës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.

    Natyrisht, Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

    Sido që të jetë, nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, gjithnjë sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar selektorin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni, raporton Gazeta Express.

    Postimi i Brahimit pa ndërhyrje

    Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhjek Boksiert e vetë Respekt Prof


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555